
Aktorja e njohur Denise Richards, 54 vjeç, është përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me bashkëshortin e saj, Aaron Pipers, pas akuzave të ndërsjella për dhunë në familje, varësi nga substancat dhe tradhti bashkëshortore.
Në një letër të shpërndarë miqve dhe familjarëve, e siguruar nga Page Six, Aaron Pipers ngre akuza serioze ndaj Richards, duke pretenduar se ajo është e varur prej vitesh nga medikamente të forta si Vicodin (një opioid i fuqishëm), Adderall (stimulant i përdorur për çrregullimin e vëmendjes), si dhe alkooli. Ai pohon se kjo varësi ka ndikuar edhe në mirëqenien e vajzës së tyre 14-vjeçare.
“Për afro një dekadë, Denise ka luftuar me varësinë ndaj Vicodin, të cilin e quan me shaka ‘Vitamina D’ ose ‘gështenja të bardha’, së bashku me Adderall dhe tekila,” shkruan Pipers.
“Ajo ka vite që nuk ha rregullisht dhe e kam parë personalisht të humbasë ndjenjat për shkak të drogës, madje edhe kur ishte në makinë me vajzën tonë.”
Exclusive | Aaron Phypers accuses Denise Richards of Vicodin addiction, having ‘ongoing affair’ in explosive letter https://t.co/seFWExJw6b pic.twitter.com/MhIbba0RGq
— Page Six (@PageSix) July 21, 2025
Sipas tij, Richards ka edhe një lidhje jashtëmartesore me një burrë tjetër, diçka që ai thotë se e ka zbuluar këtë vit.
“Ajo më lutej të mos largohesha, më premtonte se nuk ishte asgjë dhe se më donte vetëm mua,” shkruan ai.
“Por kur u përball me provat, mohoi gjithçka , pavarësisht mesazheve që i kisha gjetur. Premtimet për ta ndalur lidhjen u pasuan nga më shumë gënjeshtra dhe fakte tronditëse.”
Një nga momentet kyçe në këtë përplasje ka ndodhur më 4 korrik, ditën që Pipers thotë se çifti u nda zyrtarisht. Ai pretendon se gjatë një debati për një porosi ushqimi për vajzën, Denise e akuzoi atë për përdorimin e kartës së saj bankare pa leje, duke çuar në një përplasje fizike dhe në zhdukjen e telefonit të tij.
“Pas më shumë se 20 orësh kërkimi, e gjeta telefonin të thyer, brenda një qeseje plehrash, nën mbeturina të kalbura. Kur e pyeta përse, ajo mohoi gjithçka. Po atë natë, më dërgoi mesazh që do të kërkonte divorc.”
Pipers mohon kategorikisht akuzat e Richards për dhunë fizike ndaj saj, duke thënë se “kurrë nuk e kam dëmtuar gruan time, kurrë nuk i kam nxirë syrin dhe gjithmonë kam ndërhyrë për ta mbrojtur atë apo të tjerët.”
Denise Richards kundërpërgjigjet me dokumente gjyqësore dhe foto tronditëse
Në anën tjetër, Denise Richards ka paraqitur dokumente që përfshijnë foto të fytyrës së saj të mavijosur. Ajo pretendon se është abuzuar rëndë gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.