Flokët

A mund të rregullohen majat e djegura me produkte flokësh?

A mund të rregullohen majat e djegura me produkte flokësh?

Majat e djegura janë për flokët ajo që aknet janë për lëkurën -  një shqetësim estetik i bezdisshëm. Në treg mund të gjesh pafund produkte që premtojnë t’i “mbyllin” këto maja të dëmtuara, por a është vërtet e mundur apo thjesht një taktikë marketingu? Ekspertët e flokëve kanë dhënë përgjigjet e tyre.

Çfarë janë majat e djegura?

Nëse i sheh me vëmendje majat e flokëve dhe vëren se janë çarë në dy ose më shumë pjesë, atëherë ke të bësh me maja të djegura. Këto ndodhin kur shtresa mbrojtëse e jashtme e flokut dëmtohet. Pa këtë shtresë mbrojtëse, korteksi i brendshëm ekspozohet dhe flokët dobësohen, duke u çarë në majë.

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të majave të djegura:

• Çarja bazike – kur floku ndahet në formën e një “Y”.

• Çarja në formë pende – kur ka disa çarje përgjatë një fijeje, një shenjë e dëmtimit të madh të kutikulës.

• Çarja në formë peme – kur nga një pikë e vetme dalin disa çarje të vogla, zakonisht nga tharja e tepërt.

• Çarja e nyjëzuar – kur një fije floku formon një nyjë të vogël, gjë që ndodh më shpesh te flokët kaçurrela ose me teksturë.

Çfarë i shkakton majat e djegura?

Shumë faktorë mund të ndikojnë në dëmtimin e shtresës së jashtme të flokut. Një nga fajtorët kryesorë është përdorimi i shpeshtë i nxehtësisë nga pjastrat, tharëset dhe mashat, të cilat jo vetëm që e dobësojnë flokun, por edhe i heqin lagështinë natyrale, duke e bërë të thatë dhe të brishtë.

A mund të “mbyllen” majat e djegura?

Përgjigja e shkurtër: Jo. Majat e djegura janë çarje të fijeve të flokut. Kur ndodh dëmtimi i brendshëm i fijeve të flokut, asnjë produkt nuk mund ta mbyllë atë. Pra, i vetmi trajtim real është një prerje e flokëve. Ekspertët rekomandojnë një prerje çdo 8-12 javë për të parandaluar dëmtimin, ndërsa për ata që përdorin shpesh nxehtësi ose trajtime kimike, një prerje çdo 6-8 javë është më e mira.

Lajmi i mirë është se, edhe pse asnjë produkt nuk mund t’i “ngjitë” majat e ndara, ka disa produkte që ndihmojnë në minimizimin e pamjes së tyre, duke i bërë flokët të duken më të butë dhe më të shëndetshëm. Megjithatë, nëse dëshiron flokë të bukur dhe pa maja të djegura, duhet të kapësh gërshërët!

Burime: HuffPost

REELS

Vetë Zot, vetë shkop! 😎

Ka bërë mirë?

Si ju duk performanca e @aliskallaci 🇦🇱 Mos harroni: Votoni numrin 1️⃣ 3️⃣

Një shok si Vin Diesel 💞

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv