Flokët

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë ‘po’ – por ja ç'thotë shkenca

 

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë
PS Photography | Renee Rodriguez

Nëse e ke vënë re që vajzat (dhe djemtë!) me kapele të çuditshme LED ose krehëra futuristikë janë shtuar në TikTok dhe Instagram, mos u çudit: Red Light Therapy (apo "terapia me dritë të kuqe") po përflitet si shpëtimtari i flokëve të hollë. Por a funksionon vërtet, apo është thjesht një tjetër trend që do zhduket sapo të vijë sezoni tjetër?

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë

Sipas dermatologëve realë, jo vetëm influencerave, terapia me dritë të kuqe nuk është ndonjë magji – por as tallje s'është. Studime serioze nga burime si Vanderbilt University, NIH dhe klinika të specializuara në SHBA tregojnë që përdorimi i valëve të kuqe të dritës mund të:

- Përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës;

- Zgjasë fazën e rritjes së flokut;

- Ulë inflamacionin dhe ndihmojë në "zgjimin" e folikulave që kanë "fjetur" në dimër.

Përkthimi: do shihni flokë më të dendur, më të fortë dhe më të gjallë. Sipas një studimi të vitit 2017, pas 17 javësh përdorimi, pacientët panë 50% më shumë rritje flokësh. Po, 50%.

Po çfarë ndodh në praktikë?

Pajisjet më popullore janë kapelet LED, krehëra me dritë ose edhe pajisje me infra të kuqe që i vendos mbi kokë. Duhet t’i përdorësh 3–5 herë në javë për 10-15 minuta, për disa muaj rresht. Është një proces.

Kush po e bën këtë?

Përveç vajzave nga TikTok, terapia me dritë të kuqe po përqafohet edhe nga emra si Kourtney Kardashian (që ka gjithmonë një pajisje futuristike në dorë), Chrissy Teigen dhe madje disa meshkuj si Joe Jonas dhe David Beckham (shhh, nuk e pranojnë publikisht, por fansat e kanë zbuluar).

A ka ndonjë kleçkë?

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë

Në përgjithësi, është një trajtim shumë i sigurt, por kërkon durim dhe investim. Pajisjet e mira variojnë nga 200€ deri në 1,000€ – por ama janë të certifikuara dhe kanë LED që nuk të djegin kokën. Gjithashtu, nuk do zëvendësojë trajtime të tjera mjekësore nëse ke probleme të theksuara me rënien e flokëve.

Pra, nëse je gati për ta marrë seriozisht rutinën e kujdesit ndaj flokëve, kjo është një mënyrë moderne, pa dhimbje. Bonus? Mund të dukesh si personazh nga “Stranger Things” ndërkohë që i jep shans flokëve të tu të rilindin.

Artikuj të sugjeruar:

Burime: Pop Sugar, PubMed, NIH


REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Does red light therapy grow hair? The internet says 'yes'

 

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë
PS Photography | Renee Rodriguez

 

If you've noticed girls (and boys!) wearing weird LED hats or futuristic combs popping up on TikTok and Instagram, don't be surprised: Red Light Therapy is being touted as the savior of thinning hair. But does it really work, or is it just another trend that will fade away once the next season rolls around?

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë

According to real dermatologists, not just influencers, red light therapy isn't magic — but it's no joke either. Serious studies from sources like Vanderbilt University, the NIH, and specialty clinics in the US show that using red light waves can:

- Improve blood circulation in the scalp;

- Extends the hair growth phase;

- Reduces inflammation and helps "awaken" follicles that have been "sleeping" in the winter.

Translation: you'll see thicker, stronger, more vibrant hair. According to a 2017 study, after 17 weeks of use, patients saw 50% more hair growth. Yes, 50%.

But what happens in practice?

The most popular devices are LED hats, light combs, or even infrared devices that you put on your head. You have to use them 3–5 times a week for 10–15 minutes, for several months in a row. It's a process.

Who is doing this?

In addition to the girls from TikTok, red light therapy is also being embraced by names like Kourtney Kardashian (who always has a futuristic device in her hand), Chrissy Teigen, and even some men like Joe Jonas and David Beckham (shhh, they don't admit it publicly, but fans have found out).

Is there any slop?

A rriten flokët me terapi drite të kuqe? Interneti thotë

Overall, it is a very safe treatment, but it does require patience and investment. Good devices range from €200 to €1,000 – but they are certified and have LEDs that don't burn your scalp. Also, it won't replace other medical treatments if you have severe hair loss problems.

So if you're ready to get serious about your hair care routine, this is a modern, painless way to go. Bonus? You can look like a character from "Stranger Things" while giving your hair a chance to grow back.

Suggested articles:

Sources: Pop Sugar, PubMed, NIH