Relationships

'A mund ta pranojmë që u lodhëm duke qenë single tani?!'

'A mund ta pranojmë që u lodhëm duke qenë single

Mos të keqkuptohemi, unë vdes për kulturën #SingleLife (Jeta beqare). Më pëlqen pavarësia, këngët që tregojnë sa e fortë jam etj, etj. Sot, lexova që deri në 2030-ën, 45% e grave amerikane nga mosha 25-44 do jenë beqare, sipas një studimi. Miqtë më thonë që jam "rehat single" dhe e besoj këtë. Unë jam në formën time më të mirë. Më pëlqen vetmia, të mos i jap askujt nga kokoshkat e mia dhe ta kem gjithë batanijen për vete, por dreqi e mori, ndonjëherë lodhesh së qeni beqare dhe mendon se të ndash kokoshkat me dikë s'është dhe aq keq.

Po, unë e dua vërtet një marrëdhënie. Pse është kaq e gabuar? Pse duhet të tingëllojë si "tradhti" për gjithë beqarët nëpër botë. Si mund ta them këtë me zë të lartë pa tingëlluar si antifeministe? 

Unë e di sa të privilegjuar jemi që jetojmë në këtë kohë. Gratë nuk martohen më me detyrim dhe mund t'ia dalin mbanë fare mirë vetë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që nuk dua një partner që të marrë natën vonë me makinë, apo të më dërgojë meme në Instagram apo dikë me të cilin të arratisem fundjavave larg qytetit.

Unë e adhuroj privatësinë, por u lodha duke i bërë gjërat vetëm dhe më shumë, u lodha me faktin që duhet të pretendoj se "s'kam nevojë për askënd dhe të gjitha klishetë e tjera". Sigurisht që nuk kam nevojë për askënd, por kjo nuk do të thotë se nuk dua të dashuroj dikë.

Mendoj se nuk jam e vetmja që ndihet kështu dhe nuk ka asgjë të keqe. Por të paktën, le të mos shtiremi si një grup burrash e grash "shumë të fortë, që nuk ia kanë nevojën askujt" sepse është e lodhshme dhe e pakuptimtë. 

Duket se ka dalë në modë të sillesh sikur "nuk ke ndjenja", "je i pashpirt" apo "shumë i zënë duke bërë para për të ndjekur dashurinë". E dini çfarë nuk del kurrë nga moda? Dashuria. Mos u dorëzoni deri sa ta gjeni!

Përshtatur nga Cosmopolitan

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

'Can we admit we got tired of being single now ?!'

'A mund ta pranojmë që u lodhëm duke qenë single

Don’t get me wrong, I die for the #SingleLife (Single Life) culture. I like independence, songs that show how strong I am, etc., etc. Today, I read that by 2030, 45% of American women aged 25-44 will be single, according to a study. Friends tell me I'm a "comfortable single" and I believe that. I am in my best shape. I like loneliness, not to give any of my popcorn and have the whole blanket for myself, but damn it, sometimes you get tired of being single and you think sharing popcorn with someone is not that bad.

Yes, I really want a relationship. Why is it so wrong? Why should it sound like "betrayal" to all bachelors around the world. How can I say this out loud without sounding like anti-feminist? 

I know how privileged we are to live in this time. Women are no longer forced to marry and can do very well on their own. However, this does not mean that I do not want a partner to drive late at night, or send me memes on Instagram or someone with whom to escape the weekend away from the city.

I adore privacy, but I got tired of doing things alone and more, I got tired of the fact that I have to claim that "I don't need anyone and all the other clichés". Of course I do not need anyone, but that does not mean I do not want to fall in love with someone.

I think I am not the only one who feels this way and there is nothing wrong with that. But at least, let's not pretend to be a group of "very strong men and women who do not need anyone" because it is tedious and pointless. 

It seems to have become fashionable to behave as if "you have no feelings", "you are heartless" or "too busy making money to pursue love". You know what never goes out of style? Love. Do not give up until you find it!

Adapted from Cosmopolitan