Lifestyle

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

Në pjesën e parë të “Hostel by Anabel”, rubrika “Me Provë” u realizua në një shtëpi të braktisur, ku ndër të tjera Megi, Dea, Alberta, Ana dhe Viola luajtën lojën Ouija Word, e njohur ndryshe edhe si Pllaka e Shpirtit ose Pllaka që flet. Ndonëse e gjitha ishte një rreng, disa ndjekës pohuan se Ouija funksionon vërtet.

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

Shkurtimisht: Ouija luhet në një dërrasë me shkronjat e alfabetit ose në një vend të improvizuar ku vendosen shkronjat e prera. Të gjithë të pranishmit thërrasin një person që ka vdekur dhe vendosin gishtin sipër një tape, gote ose çfarëdo objekti të ngjashëm. Më pas, i bëjnë pyetje shpirtit që kanë thërritur dhe në varësi të përgjigjes, objekti lëviz duke prekur shkronjat përkatëse.

“E kam bërë unë dhe dy kushërirat e mia. Fillimisht bëmë dhomën errësirë pasi kishim frikë ta bënim natën. Në një tavolinë vendosëm shkronjat e alfabetit dhe një gotë plastike në mes. Thërritëm një shpirt (gjyshen). Mbaj mend që dhoma sikur u bë shumë e ftohtë. Kemi pritur disa sekonda, sepse nuk lëvizte gota menjëherë. Nuk e di si lëvizte.” – shkruan dikush në @anabel_hostel.

“Kam histori të frikshme nga kjo lojë. Ka pasur raste që ka treguar për gjëra që nuk i dinte askush. Unë nuk luaja, thjesht shikoja grupin që luante dhe e pyeste për mua. Po, funksionon.” – shkruan një tjetër ndjekëse.

“Është e vërtetë. Çfarë përgjigjesh na tha ajo, kanë dalë. Ndjesia ishte e tmerrshme.”

Ouija mendohet se daton për herë të parë në Kinë, në vitin 1100 pas Krishtit në dokumentet e dinastisë Song. Kjo metodë njihej si “shkrimi i planshetës” (shën.red. planshet - çantë katërkëndëshe me kapak të tejdukshëm, që përdoret për të mbajtur hartat). Kjo praktikë ka qenë e pranishme edhe në vende të tjera si India e Lashtë, Greqia, Roma dhe Europa mesjetare.

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

Pjesë e besimeve spiritualiste, njerëzit nisën të përdorin mjete të ndryshme për të komunikuar me të vdekurit. Aq më tepër që pas Luftës Civile në Amerikë, krijimi i lojrave që t’u mundësonte njerëzve e të mbijetuarve të luftës të komunikonin me të vdekurit u pa si një biznes tepër fitimprurës. Kësisoj, rreth viteve 1890 u krijuan dhe u shitën pafund dërrasa të lojës Ouija.

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

Përgjithësisht, loja është kritikuar nga besimet e krishtera duke e cilësuar si një mënyrë ku njerëzit komunikojnë me demonët.

Po shkenca ç’thotë?

Janë kryer disa studime në lidhje me Ouija-n. Në vitin 2012, një studim pohoi se kur pyetjet kërkojë përgjigje “po” ose “jo”, ndikon pavetëdija. Studiuesit u shprehën se përgjigjja që gjoja del nga shpirtrat ishte e njëjtë me atë që kalonte në mendjen e subjekteve.

Lëvizja e objektit udhëhiqet nga lëvizja e pandërgjegjshme e muskujve. Iluzioni që krijohet është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe sipas studiueve është e vështirë t’i bindësh njerëzit që janë muskujt ata që lëvizin, ndonëse ata nuk ndjejnë asgjë. Shkencëtarët e cilësojnë si “mbetje të një sistemi primitiv të besimit”.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Does the scary game of spirits really work?

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

In the first part of the "Hostel by Anabel" section, the "Proof" section was performed in an abandoned home where among others Megi, Dea, Alberta, Ana and Viola played the game Ouija Word, also known as the Tablet of the Spirit or Tiles that Speak. Though all was a kick, some followers claimed that Oui really works.

A funksionon vërtet loja e frikshme e shpirtrave?

Briefly: The Ouija is played on a chalkboard with alphabetic letters or in an improvised place where the letters are placed. All those who are present call a dead person and put their finger over a cork, glass or any similar object. Subsequently, they ask the soul question they have called and depending on the response, the object moves by touching the corresponding letters.

"I did both my two cousins. At first we made the room dark as we were afraid to do it at night. On a desk we put the letters of the alphabet and a plastic cup in the middle. We called a soul (grandmother). I remember the room as it turned out to be very cold. We waited a few seconds because we did not move the glass immediately. I do not know how to move, "writes someone at @anabel_hostel.

"I have scary stories from this game. There have been occasions that have shown things that nobody knew. I did not play, I just watched the group playing and asking for it. Yes, it works, "wrote another trackback.

"It's true. What response she said to us have come out. The feeling was terrible. "

Oui is thought to date for the first time in China in 1100 AD in the Song Dynasty documents. This method was known as "plantain" (plantain (transparent quadrangular purse with translucent cap, used to hold maps). This practice has been present in other countries such as Ancient India, Greece, Rome and medieval Europe.

Part of spiritual beliefs, people began to use various means to communicate with the dead. Even so, since the Civil War in America, the creation of games that enabled people, war survivors, was seen as a profitable business. Thus, around the 1890s, the Ouija game boards were created and sold endlessly.

Generally, this game has been criticized by Christian beliefs as a way of communicating with demons.

What does science mean?

Some studies have been conducted with Ouija. In 2012, a study claimed that when questions ask for "yes" or "no" answers, unconsciousness is affected. The scholars expressed that the answer that supposedly comes from the souls was the same as the one that passed on the minds of the subjects.

Movement of the object is guided by the unconscious muscle movement. The illusion that is created is extremely powerful and according to the studios it is difficult to persuade people who are muscles those who move, even though they feel nothing. Scientists call it a "remnant of a primitive belief system".