Relationships

A duhet të shqetësoheni nëse partneri juaj është ende mik me ish-in?

A duhet të shqetësoheni nëse partneri juaj është ende

Nëse do më pyesnit mua, po. Por, fatmirësisht ju nuk merrni këshilla nga unë!

Ideja që një partner të mbajë ende lidhje miqësore me ish-in mund të shkaktojë pasiguri dhe dyshime. Pyetje të tilla si: “A është vërtet një miqësi e pastër?” apo “A ka ende ndjenja të pazgjidhura?” janë të zakonshme dhe shpesh sjellin një ndjesi shqetësimi.

Reagimi emocional: Pse ndodh?

Sipas psikologes Sabrina Romanoff, është shumë normale të ndiheni në siklet kur mësoni se partneri ruan kontaktet me ish-in. Kjo ndodh sepse ka shumë paqartësi rreth natyrës së kësaj marrëdhënieje - cilat janë qëllimet e tyre, çfarë lloj afrimiteti ruajnë dhe çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Një tjetër arsye pse kjo situatë mund të duket shqetësuese është fakti që shumica e njerëzve nuk e konceptojnë dot miqësinë mes ish-partnerëve, veçanërisht nëse nuk ka ekzistuar një miqësi e mirëfilltë përpara lidhjes romantike. Përvoja të kaluara romantike dhe intime nuk zhduken plotësisht dhe mund të rindezen lehtësisht nëse dy njerëz afrohen përsëri.

Pse disa njerëz qëndrojnë miq me ish-in?

Në disa raste, mbajtja e një raporti miqësor me ish-in mund të ketë një arsye praktike. Ata mund të ndajnë kujtime të rëndësishme, miq të përbashkët, kafshë shtëpiake apo edhe fëmijë, duke i bërë të detyrueshme kontaktet mes tyre.

Megjithatë, jo të gjithë e pranojnë këtë ide. Për disa, mbajtja e kontakteve me ish-in shihet si diçka jo e shëndetshme për një lidhje. Disa njerëz besojnë se sa më gjatë të zgjasë një miqësi e tillë, aq më shumë rrezikohet stabiliteti i marrëdhënies aktuale. Sipas këtij këndvështrimi, ekziston frika se një miqësi me ish-in mund të çojë në mendime apo ndjenja të fshehura që në një moment mund të kthehen në burim konflikti.

Si të vlerësohet situata?

Para se të nxirren përfundime, është e rëndësishme të analizohet dinamika mes partnerit dhe ish-it të tij. Disa pyetje që mund të ndihmojnë për të kuptuar situatën janë:


• Sa kohë kanë qenë në një lidhje?

• A kanë qenë miq përpara se të lidhnin romancë?

• A ndajnë fëmijë, kafshë shtëpiake apo miq të përbashkët?

• Si ka përfunduar lidhja e tyre?

• Sa kohë ka kaluar që nga ndarja?


Nëse marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pa drama apo ndjenja të pazgjidhura dhe raporti aktual është i distancuar, atëherë mund të mos ketë arsye për shqetësim. Nga ana tjetër, nëse ish-i vazhdon të jetë një figurë e pranishme në jetën e partnerit në mënyrë të vazhdueshme, atëherë lind nevoja për diskutim.

Në fund të fundit, çdo marrëdhënie ka rregullat e saj të brendshme dhe mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë çështje është komunikimi i hapur dhe ndershmëria mes partnerëve.

Burime: Verywell Mind

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Should you be worried if your partner is still friends with their ex?

A duhet të shqetësoheni nëse partneri juaj është ende

If you were to ask me, yes. But, fortunately, you don't get advice from me!

The idea of ​​a partner still maintaining friendly relations with an ex can cause insecurity and doubts. Questions such as: “Is it really a pure friendship?” or “Are there still unresolved feelings?” are common and often bring a sense of unease.

Emotional reaction: Why does it happen?

According to psychologist Sabrina Romanoff, it's very normal to feel uncomfortable when you learn that your partner is still in contact with their ex. This is because there's a lot of uncertainty about the nature of the relationship - what their goals are, what kind of closeness they maintain, and what might happen in the future.

Another reason why this situation can seem troubling is that most people cannot conceive of friendship between ex-partners, especially if there was no genuine friendship before the romantic relationship. Past romantic and intimate experiences do not completely disappear and can easily be rekindled if two people become close again.

Why do some people stay friends with their ex?

In some cases, maintaining a friendly relationship with an ex may have a practical reason. They may share important memories, mutual friends, pets, or even children, making contact between them mandatory.

However, not everyone accepts this idea. For some, maintaining contact with an ex is seen as unhealthy for a relationship. Some people believe that the longer such a friendship lasts, the more the stability of the current relationship is at risk. According to this view, there is a fear that a friendship with an ex can lead to hidden thoughts or feelings that could at some point become a source of conflict.

How to assess the situation?

Before drawing conclusions, it is important to analyze the dynamics between your partner and their ex. Some questions that can help you understand the situation are:


• How long have they been in a relationship?

• Were they friends before they became romantically involved?

• Do they share children, pets, or mutual friends?

• How did their relationship end?

• How long has it been since the breakup?


If the relationship between them ended without drama or unresolved feelings and the current relationship is distant, then there may be no reason for concern. On the other hand, if the ex continues to be a constant presence in the partner's life, then a discussion is needed.

Ultimately, every relationship has its own internal rules, and the best way to handle this issue is through open communication and honesty between partners.

Sources: Verywell Mind

Suggested articles: