Të flesh me flokë të lagur është një ide e mirë kur je e lodhur dhe thjesht dëshiron të flesh. Por a është kjo e dëmshme për flokët tuaj?
“Flokët e lagur janë në gjendje të kompromentuar dhe duhen trajtuar me shumë kujdes.”-thotë parukieri i famshëm Nick Stenson. Ai shpjegon se sa herë rrotulloheni në shtrat, flokët tërhiqen dhe këputen. Stenson këshillon që gjithmonë, t’i thani të paktën me peshqir flokët përpara se të flini.
Idealja do të ishte që të sakrifikonit edhe disa minuta gjumë për t’i tharë ata siç duhet me një tharëse, por nëse e shihni të pamundur, atëherë të paktën aplikoni një krem flokësh për të parandaluar këputjen dhe dëmtimin. Një tjetër gjë e zgjuar që mund të bëni është që t’i vëndosni një këllëf mëndafshi jastkut tuaj pasi fibrat e tij janë më delikate me flokët dhe pakësojnë dukshëm dëmtimin.
Burimi: In Style