Health

7 shenja që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë

7 shenja që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë
FOTO: MAT SILVAN/ GETTY IMAGES

Ju ndoshta mendoni se po pini mjaftueshëm ujë, por nëse e kaloni gjithë ditën me një filxhan kafe në dorë, me siguri që jeni më të dehidratuar/a nga sa mendoni. Trupi i njeriut është rreth 70% ujë dhe ne humbim deri në dy litra e gjysmë në ditë duke bërë thjesht aktivitete normale.

Sa ujë në ditë duhet të pimë?

Sipas klinikës Mayo, gratë duhet të pinë rreth 11.5 gota ose 2.7 litra lëngje në ditë, ndërsa burrat rreth 15,5 gota ose 3,7 litra në ditë. Nëse jeni një prej atyre që nuk e keni e pini me shumë dëshirë ujin apo e dini se nuk po pini sasinë e nevojshme çdo ditë, mjekja dermatologe Lela Ahlemann zbulon disa nga shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë.

-Gojë e thatë dhe ndjesi etjeje

Një shenjë shumë tipike e dehidrimit është ndjesia e etjes. Kjo, së bashku me gojën e thatë, janë shpesh shenjat e para që tregojnë se keni nevojë për ujë. Gojë e thatë mund të çojë në dëmtim edhe të mukozës së gojës, gjë që kërkon një mbrojtje imune të organizmit, duke ju bërë kësisoj më të prirur ndaj infeksioneve.

-Urinë me ngjyrë të errët ose sasi më e pakët

“Kur pimë shumë pak ujë, urina jonë koncentrohet dhe ndryshon ngjyrën,” shpjegon Ahlemann. Nëse urina juaj është me ngjyrë më të errët se normalja, kjo është një shenjë e qartë se duhet patjetër të pini më shumë.

-Dhimbje koke

Kjo gjendje shkaktohet nga zvogëlimi i vëllimit të gjakut për shkak të dehidratimit, që do të thotë se truri ynë nuk furnizohet mirë me gjak dhe lëndë ushqyese.

-Lodhje dhe probleme me përqendrimin

Edhe kjo gjendje ndodh për shkak të mungesës së lëngjeve dhe është tregues i mirëfilltë se zvogëlimi i vëllimit të gjakut dhe mungesa e furnizimit me gjak në tru çojnë në lodhje dhe mungesë përqendrimi.

-Lëkurë dhe buzë të thata

Sipas Ahlemann, shenjat tipike të dehidrimit janë lëkura dhe buzët e thata. Lëkura gjithashtu mund të duket më e zbehtë sepse furnizimi me oksigjen dhe mikronutrientët nuk janë në nivele optimale.

-Rrathë të errët poshtë syve

Sipas Ahlemann, nëse nuk pini mjaftueshëm, gjaku bëhet më i trashë, gjë që tenton t'i bëjë enët më të dukshme. Sytë me rrathë të zinj dhe rrudhat e shtuara mund të jenë një shenjë se nuk po pini mjaftueshëm ujë.

-Kapsllëku

Është e lehtë të kuptosh pse ndodh kjo: Nëse pini shumë pak ujë, zorrët tërheqin më shumë ujë nga jashtëqitja, gjë që çon në një gjendje kapsllëku.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Vogue

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

7 Signs You're Not Drinking Enough Water

7 shenja që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë
PHOTO: MAT SILVAN/ GETTY IMAGES

You probably think you're drinking enough water, but if you spend all day with a cup of coffee in hand, you're probably more dehydrated than you think. The human body is about 70% water and we lose up to two and a half liters a day just doing normal activities.

How much water should we drink per day?

According to the Mayo Clinic, women should drink about 11.5 glasses or 2.7 liters of fluids per day, while men should drink about 15.5 glasses or 3.7 liters per day. If you are one of those who do not like water very much or know that you are not drinking the necessary amount every day, dermatologist Lela Ahlemann reveals some of the signs that show that you are not drinking enough water.

-Dry mouth and feeling of thirst

A very typical sign of dehydration is feeling thirsty. This, along with dry mouth, are often the first signs that you need water. Dry mouth can also lead to damage to the oral mucosa, which requires an immune defense of the body, thus making you more prone to infections.

-Urine with a dark color or the least amount

"When we drink too little water, our urine concentrates and changes color," Ahlemann explains. If your urine is darker in color than normal, this is a clear sign that you definitely need to drink more.

-Headache

This condition is caused by a decrease in blood volume due to dehydration, which means that our brain is not well supplied with blood and nutrients.

- Fatigue and problems with concentration

This condition also occurs due to the lack of fluids and is a literal indication that the reduction in blood volume and the lack of blood supply to the brain lead to fatigue and lack of concentration.

-Dry skin and lips

According to Ahlemann, the typical signs of dehydration are dry skin and lips. The skin may also appear paler because the supply of oxygen and micronutrients is not at optimal levels.

-Dark circles under the eyes

According to Ahlemann, "If you don't drink enough, the blood becomes thicker, which tends to make the vessels more visible. Dark circles under the eyes and increased wrinkles can be a sign that you're not drinking enough water.

- Constipation

A typical sign you're not drinking enough? Constipation. It's easy to understand why this happens: If you drink too little water, the intestines draw more water from the stool, which reduces their volume and leads to constipation.

Suggested Articles: 

 

Source: Vogue