Fashion & Beauty

7 arsye se pse ju bien flokët

Një femër humb mesatarisht 100 fije floku në ditë kështu që imagjinojeni vetë ç'mund të ndodh nëse jeni ju ajo që e shpejtoni këtë proces. Ja disa prej arsyeve kryesore se përse ju bien flokët

1- Keni mungesë vitaminash

Vitaminat më të rëndësishme që ju duhen lidhur me flokët janë B12 dhe hekuri. Përpos kësaj ju duhet të kujdeseni edhe për marrjen e gjithë ushqyesve të nevojshëm në përgjithësi.

2- Jeni duke përdorur medikamente të caktuara

Ka një listë të gjatë ilaçesh që shkaktojnë rënien e flokëve, për shkak të efekteve të tyre anësore ku ndër të tjera mund të përmendim edhe ilaçet kundër depresionit. Nuk jemi duke thënë se duhet t'i ndërprisni ato por ajo që mund të bëni është të pyesni mjekun tuaj për çdo ilaç që merrni.

3- I kapni gjithmonë flokët bisht

Kjo i shkakton shumë stres flokëve dhe lëkurës së kokës ndaj nëse i doni vërtet flokët tuaj shmangni këto modele flokësh të dëmshme.

4- Përdorni nxehtësi

Tharësja dhe përdorimi i piastrës çdo ditë është një mallkim shumë i madh që jeni duke i bërë flokëve. Shpesh është më mirë të zgjidhni të dilni me flokun tuaj natyral. Ai do t'ja u di shumë për nder!

5- I thani flokët me peshqir pambuku

Nuk është zgjedhja ideale për flokë të lagur. Zgjidhni me mirë një peshqir mikrofibër.

6- Keni kaluar trauma fizike

E kemi fjalën për shtatzëninë kur ju mund të vëreni rreth 150-200 fije floku që bien por mos harroni që e gjitha është punë e hormoneve dhe floku do të rekuperohet vetë në fund të kësaj faze.

7- I lyeni flokët shumë shpesh

Përdorimi i shpesh i bojërave dhe kimikateve që ato përmbajnë janë si një vdekje e parakohshme për flokët tuaj.

Burimi: marieclaire.com

Përshtati: Jolinda Levonja

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb