
Njerëzit inteligjentë janë mes nesh, por nuk e thonë kurrë me zë të lartë sa të zgjuar janë. Madje ju mund të jeni një prej tyre, por gjithnjë i keni nënvlerësuar aftësitë tuaja. Më poshtë po ju rendisim 6 shenja që tregojnë nivel të lartë inteligjence dhe nëse e gjeni veten tek disa prej tyre, ose të gjitha, mbase ka ardhur koha t’i jepni vetes disa merita më shumë!
1. Njerëzit e zgjuar e dinë mirë çfarë NUK dinë.
2. Nëse jeni gjithnjë duke pyetur veten me dyshim, kjo tregon inteligjencë. Idiotët janë gjithmonë të sigurt për gjërat që bëjnë në jetë.
3. Ata kanë sens humori dhe e mendojnë menjëherë një batutë të goditur!
4. Njerëzit që bëjnë pyetje të zgjuara, janë të zgjuar. Preferojnë të dësgjojnë dhe mësojnë më shumë sesa të flasin vetë. Janë të aftë të flasin për tema nga fusha të ndryshme. Kurioziteti është çelësi!
5. Njerëzit e zgjuar nuk flasin me fjalë të mëdha, por dinë të formulojnë mirë fjali të sakta dhe të logjikshme.
6. Ata dinë të tregohen shumë të pjekur dhe kanë sens humori përtej moshës së tyre.