E ndjejmë që e keni në mendje një ndryshim në look-un tuaj dhe çfarë do t’ju bënte të ndiheshit më mirë se sa një model i ri flokësh? Nëse s’guxoni në prerje apo lyerje, më poshtë janë renditur 6 ide fantastike për t’i provuar gjatë gjithë dimrit.
1. Bob i shkallëzuar. Flokët e shkallëzuar janë sërish në modë. Prerja bob gjithashtu.
2. Një tjetër trend i viteve ’90-të është rikthyer për të na bërë të ndihemi më të bukura, feminile dhe elegante. Do të doni t’i riktheheni gjithnjë!
3. Flokë të drejtë që shkëlqejnë. Vetëm bëni kujdes me pjastrën!
4. Baluke që bien në mënyrë natyrale janë kapja trend e momentit. Jepini formën që doni dhe siç e shihni nga fotoja nuk është e nevojshme që flokët të jenë gjithmonë të krehur me kujdes.
5. Këto flokë lidhen njësoj siç lidhni atletet. Duket e vështirë, por nuk është në fakt.
6. Ky quhet bisht flirtues. Volum dhe flokë të dallgëzuara që ju shpëtojnë sa herë nuk keni kohë për t’i bërë asgjë tjetër.