
Jenna Ortega po e promovon sezonin e dytë të “Wednesday” (i cili sapo ka dalë në Netflix) në mënyrën më stylish! E errët, misterioze dhe shumë mistike, Jenna duket se ende nuk është shkëputur nga personazhi ikonik të cilin e luan në serial dhe e ka përvetësuar stilin e saj edhe në turneun e serialit.
Disa nga veshjet e saj janë kthyer në fiksimin e internetit (dhe tonin)! "O Zot, Jenna duket më bukur se kurrë"; "Perfekte! Fiks si Wednesday"; "Super promovim! Vdes kur aktorët e marrin me vete nëpër turne personazhin që luajnë", ishin disa nga komentet në Instagram.
Që ta kuptoni fiks se për çfarë po flasim, ja ku i keni fotot:
Fustani i zi me pjesëza lëkure
Fund kaf dhe bluzë lëkure
Veshja që bëri për vete internetin
Klasike!
Detajet janë *chef's kiss*