Relationships

6 gjëra që nuk duhet të bëni kur ai ju tradhton

6 gjëra që nuk duhet të bëni kur ai ju tradhton

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një puthje, one night stand apo një lidhje paralele që ka zgjatur me muaj të tërë, të tradhtohesh është e dhimbshme. Por kjo s’do të thotë që lidhja juaj nuk ia vlen të shpëtohet. Edhe pse familjarë dhe miq do t’ju thonë të hiqni dorë, vendimin përfundimtar e merrni ju.

“Monogamia nuk është e thjeshtë, madje për disa njerëz është pak më e vështirë, por shumë çifte me të cilët kam patur mundësinë të punoj, kanë zhvilluar një lidhje më të fortë pas tradhtisë,” pohon terapistja e çifteve Irina Firstein për Cosmopolitan. Nëse ndodheni në një situatë të ngjashme dhe kërkoni të rindërtoni marrëdhënien me partnerin tuaj, ja cilat janë 6 sjellje që duhet t’i shmangni.

Mos e injoro tradhtinë

Mos u sillni sikur nuk ka ndodhur asgjë, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë. “Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes,” shpjegon Firstein. Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë janë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.

Mos fajëso veten

Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke merituar diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.

Mos merr hak

Mund të të bëjë të ndihesh mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish “në të njëjtën faqe”.

Mos e përmendni tradhtinë për të fituar argumentet

Fakti që ai ju ka tradhtuar, nuk ju jep të drejtë ta përdorni si kartë për të dalë nga debatet. “Epo të paktën unë nuk të kam tradhtuar!” në fund të çdo fjalie, nuk do të zgjidhte asgjë.

Mos e përshpejto “procesin e shërimit”

Merr të gjithë kohën që të duhet për ta përtypur atë që ka ndodhur dhe bëja të ditur partnerit. Do të bëni shumë pyetje dhe është normale, do të dëgjoni të njëjtat përgjigje disa herë, por kjo është e gjitha pjesë e procesit të shërimit. Nëse partneri lodhet nga kjo situatë, atëherë mbase ka ardhur koha t’i jepni fund.

Mos u largoni nga ndihma e profesionistëve

Shumë çifte i drejtohen terapistëve pasi ka ndodhur tradhtia, kur fare mirë mund ta parandalonin duke shkuar rregullisht tek një specialist. Mund të jetë e frikshme të analizosh lidhjen përballë partnerit, por një terapist mund t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët. Mos kini frikë t’i drejtoheni një profesionisti, ata kanë parë dhe dëgjuar gjithçka.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

6 things you should not do when he cheats on you

6 gjëra që nuk duhet të bëni kur ai ju tradhton

Whether it's a kiss, a one-night stand, or a months-long affair, being cheated on is painful. But that doesn't mean your relationship isn't worth saving. Although family and friends will tell you to give up, the final decision is yours.

"Monogamy is not easy, and for some people it's a little more difficult, but many couples I've had the opportunity to work with have developed a stronger bond after infidelity," couples therapist Irina Firstin tells Cosmopolitan. If you are in a similar situation and looking to rebuild your relationship with your partner, here are 6 behaviors you should avoid.

Don't ignore betrayal

Do not act as if nothing has happened, otherwise you will not be able to discover the problems that lie at the core of your relationship and that have led your partner to cheating. "There are certainly cases where people cheat just for sex, but for the most part, the cheating comes as a partner's attempt to highlight relationship problems," explains Firstein. By trying to understand these issues, the chances of another betrayal happening are slim. Things don't have to go back to the way they were before, work to create a new, strong and fulfilling relationship for both of you.

Don't blame yourself

It is not your fault that your partner did not know how to communicate his needs. You're not responsible, you didn't deserve something like this, but that doesn't mean you shouldn't try anymore.

Don't take revenge

It might make you feel good for the moment, but it won't solve anything. All you have to do is work together to get "on the same page" again.

Don't mention treason to win arguments

The fact that he cheated on you does not give you the right to use him as a card to get out of arguments. "Well at least I didn't betray you!" at the end of every sentence, it would solve nothing.

Don't rush the "healing process"

Take all the time you need to digest what happened and let your partner know. You will ask a lot of questions and it is normal, you will hear the same answers several times, but this is all part of the healing process. If your partner gets tired of this situation, then maybe it's time to end it.

Do not shy away from professional help

Many couples turn to therapists after infidelity has occurred, when they could very well have prevented it by seeing a specialist regularly. It can be scary to analyze the relationship in front of your partner, but a therapist can help you find common ground. Don't be afraid to turn to a professional, they've seen and heard everything.