
Ajo që për brezin e prindërve tanë tingëllon si bisedë e zakonshme, për një të ri mund të jetë fyese.
Nëse ndonjëherë ke parë vetullën e një adoleshenti që ngrihet menjëherë pas një komenti "të pafajshëm", dhe ke menduar: "Çfarë u tha gabim?", lexo mëposhtë.
Gati për të ndërruar frazat që lëndojnë pa dashje me mënyra të vërteta komunikimi? Le të fillojmë.
1. “Pa ma marrë për keq, por…”
Kjo frazë për të rinjtë tingëllon si “mbahu fort, po vjen diçka e pakëndshme”.
Gjenerata Z është rritur në internet, ku këto lloj frazash paraprijnë ofendime, jo mendime të sinqerta. Kur e dëgjojnë, automatikisht mendojnë: “Do më gjykojë.”
Në vend të kësaj, provo një frazë më e butë:
“Kam vënë re diçka…” dhe më pas pyet: “Si të duket ty?” – Tregon kuriozitet, jo superioritet.
2. “Je shumë i/e ndjeshëm/me.”
Për të rinjtë, kjo përkthehet: “Ndjenjat e tua nuk vlejnë.”
Ndjeshmëria për ta është inteligjencë emocionale, jo dobësi. Kur e hedhim poshtë ndjesinë, mohojmë përvojën e tyre.
Zëvendësoje me:
“E shoh që kjo të preku. Ma shpjegon pak pse?”
Kështu biseda kalon nga përplasje në bashkëbisedim.
3. “Kur isha unë në moshën tënde…”
Po, nostalgjia është e bukur, por si krahasim më shumë dëmton sesa ndihmon.
Gjenerata Z e përkthen si: “Ti s’ke të drejtë të ankohesh, sepse nuk ke kaluar atë që kam kaluar unë.”
Realitetet ekonomike, teknologjia dhe sfidat e shëndetit mendor janë krejt të tjera sot.
Në vend që të krahasoni kohët, pyet:
“Cilat janë sfidat më të mëdha që përballesh sot?”
Do mësosh më shumë dhe do tregosh respekt.
4. “Kështu funksionon bota.”
Ne shpesh e themi për të treguar: “Pajtohu dhe ec përpara.”
Por për brezin e ri, të rritur me hashtag-e për ndryshim social, kjo tingëllon si dorëzim, jo mençuri.
Provo të japësh kontekst:
“Ja pse është ndërtuar kështu sistemi dhe ja ku mund të ndërhyjmë për ta ndryshuar.”
Kështu hap dyer për ide të reja, në vend që t’i mbyllësh.
5. “Bëhu burrë.”
Këtu ka dy probleme:
1. Lidhja e forcës me burrërinë për brezin e ri kjo është jashtë mode.
2. Nënvlerësimi i ndjeshmërisë, të cilën ata e shohin si rrugë drejt përmirësimit të shëndetit mendor.
Në vend të kësaj, thuaj:
“Merr frymë thellë, do ia dalësh.”
E njëjta mbështetje, pa ngarkesë gjinore.
6. “Djemtë janë djem.”
Kjo frazë, për shumë të rinj, është mënyrë për të justifikuar sjellje të pahijshme, dhe për të shmangur përgjegjësinë.
Qoftë për shaka seksiste apo sjellje të dhunshme, gjenerata Z kërkon standarde që vlejnë për të gjithë.
Ndryshoje me:
“Të gjithë duhet të sillen me respekt.”
E qartë, e drejtë, për të gjithë.