Lifestyle

Çfarë surprize! 500 drone për ty mbi Tiranë

Çfarë surprize! 500 drone për ty mbi Tiranë

Pranvera e njofton ardhjen me shumë sinjale, me çeljen e luleve, ardhjen e dallëndysheve, zgjatjen e ditës dhe rigjallërimin e energjive.

Në Shqipëri, kjo ngjarje stinore përmblidhet në një ditë të veçantë, për t’u festuar më 14 mars.

Këtë vit, Dita e Verës u vesh me ngjyrat lejla dhe të verdhë, për të përcjellë energjinë dhe pozitivitetin që tashmë identifikohen me operatorin One Albania.

Në këtë ditë ku aktivitetet mbushën rrugët e Tiranës plot me njerëz, ajo që spikati ishte shfaqja e mbrëmjes. One Albania zgjodhi që mesazhet qytetarëve shqiptarë t’ia përcillte përmes 500 dronëve, duke krijuar imazhe në qiell. Kjo shfaqje mori vëmendjen e mijëra njerëzve dhe mbushi rrjetet sociale si krenari që Shqipëria pati shfaqjen e parë të atillë në rajon dhe më të madhen në Evropë.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme ishte koncerti në Sheshin Skënderbej me këngëtaren e mirënjohur Enisa, ku disa admirues të përzgjedhur patën mundësinë edhe ta takonin, si pjesë e një loje që One Albania ofroi në Instagram. Në të njëjtën kohë, festë zhvillohej edhe në zonën e ish-Bllokut, për ata që preferojnë një tjetër lloj muzike, atë elektronike. Mes diellit, muzikës, lojërave në rrugë dhe ngjyrave, secili kishte mundësi të gjente hapësirën e vet për t’u argëtuar. Kjo është edhe filozofia e One Albania që të vendosë nevojat dhe preferencat e abonentit në qendër të veprimtarisë dhe të ofrojë shërbime ku gjithkush e gjen veten të përmbushur. 

One Albania vjen pas bashkimit të operatorëve të parë fiks dhe mobile, duke maksimalizuar sinergjinë mes infrastrukturave për të sjellë shërbime edhe më të mira. Përmes përforcimit të rrjetit me linjat backbone të fibrave optike, shpejtësia e internetit është rritur me 30%. Janë shtruar 5400 km fibër optike, me synimin për ta çuar në çdo shtëpi dhe në çdo qytet të Shqipërisë.

Gjatë konferencës për shtyp, përfaqësues të lartë të kompanisë shpalosën ambicien që One të kthehet në markën e preferuar, jo vetëm në Shqipëri dhe Malin e Zi ku është tashmë prezente, por edhe më gjerë në rajon.

REELS

Dakord?

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs