5 këshilla miqësore për ty që ke vendosur të mos votosh nesër

5 këshilla miqësore për ty që ke vendosur të mos votosh

E dimë, je lodhur. Prej vitesh po zgjedh ndërmjet të njëjtëve emra, të njëjtave premtime dhe të njëjtave zhgënjime. Dhe ti, nesër, ke zgjedhur të mos votosh. Sepse s’të përfaqëson askush. Sepse s’ke më besim. Sepse e sheh si një lojë që e luajnë të tjerët, jo ti. Sepse ndoshta, ndoshta, as nuk të intereson fare.

Të kuptojmë. Por le të të japim disa këshilla – jo si analistë, jo si moralistë, por si dikush që ndan të njëjtin ajër, të njëjtat trotuare, të njëjtat ambiente publike me ty e herë-herë të njëjtat halle kur shtrin kokën natën në jastëk:

1.“Nuk më intereson politika” është luks që nuk ta lejon dot më jeta.

Çmimet në market janë politikë. Shkolla ku shkon fëmija yt është politikë. Trafiku, puna që s’gjen, shëndetësia që të detyron të marrësh borxhe – të gjitha janë vendime politike. Nëse nuk përfshihesh, i lë të tjerët të zgjedhin. Dhe ata zgjedhin për veten, jo për ty.

2. Nëse ti që mendon se je qytetar i përgjegjshëm nuk po voton, s’të vret mendimi se kush do ta bëjë këtë gjë në vendin tënd?

E thjeshtë: elektorati besnik, pra ata njerëz që votojnë gjithmonë, kryesisht për të njëjtën parti dhe pa i menduar thellë zgjedhjet e tyre. Po supozojmë se ti nuk je ky person. Ndaj, nëse nuk voton, mos u habit kur vendimet e ardhshme mos të të përfaqësojnë. Nuk ishe as në listën e pritshmërive të politikanit që do votën tënde.

3. Mosvotimi si protestë është armë që nuk ka goditur asnjëherë në Shqipëri.

Nëse proteston duke qëndruar në shtëpi, kujt po i bën dëm kjo? Askush s’merr përgjegjësi për 1 milion shqiptarë që nuk votuan. E vetmja që flet është kutia e votimit. Nëse është bosh, partitë e shohin si shenjë rehatie, jo revolte.

4. Nëse s’ke për kë të votosh, voto kundër. Po, kundër.

Ka mënyra për ta bërë të ditur që nuk je dakord me asnjë. Dhe kjo zë më shumë vend se heshtja. Heshtja interpretohet si apati, jo si protestë. Askush nuk tundet nga një popull që s’pipëtin. Vota e pavlefshme nuk është turp. Mbetet sërish zë.

5. Të votosh është minimumi i një reagimi. Dhe ne jemi në pikën ku minimumi është kaq i vlefshëm.

Nuk po të kërkohet që të dalësh në shesh, të bësh revolucion apo të shpikësh një parti nëse s’do ta bësh. Po kërkohet 5 minuta – që të shkosh dhe të tregosh që je gjallë. Dhe po, ndonjëherë edhe kjo mjafton për të nisur diçka.

S’po themi se vota do të ndryshojë gjithçka. Por të paktën, do të thotë që ti nuk je dorëzuar. Dhe kjo është shumë më tepër se sa mendojmë. Dhe nëse nesër nuk voton, të paktën pranoje me veten tënde që ke zgjedhur të heshtësh. Mos thuaj që s’të dha njeri hapësirë. Sepse hapësirën e pate.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

5 friendly tips for those of you who have decided not to vote tomorrow

5 këshilla miqësore për ty që ke vendosur të mos votosh

We know, you're tired. For years you've been choosing between the same names, the same promises, and the same disappointments. And tomorrow, you've chosen not to vote. Because no one represents you. Because you no longer have faith. Because you see it as a game that others play, not you. Because maybe, maybe, you don't even care at all.

We understand. But let us give you some advice – not as analysts, not as moralists, but as someone who shares the same air, the same sidewalks, the same public spaces with you, and sometimes the same worries when you lay your head on the pillow at night:

1. "I'm not interested in politics" is a luxury that life can no longer afford.

The prices at the market are politics. The school your child goes to is politics. The traffic, the job you can't find, the healthcare that forces you into debt – they are all political decisions. If you don't get involved, you let others choose. And they choose for themselves, not for you.

2. If you, who think you are a responsible citizen, are not voting, doesn't it kill you to think who will do this in your country?

Simple: the loyal electorate, that is, those people who always vote, mainly for the same party and without thinking deeply about their choices. We are assuming that you are not this person. So, if you do not vote, do not be surprised when future decisions do not represent you. You were not even on the list of expectations of the politician who wants your vote.

3. Not voting as a protest is a weapon that has never struck in Albania.

If you protest by staying home, who is this harming? No one takes responsibility for the 1 million Albanians who did not vote. The only one who speaks is the ballot box. If it is empty, the parties see it as a sign of comfort, not revolt.

4. If you have no one to vote for, vote against. Yes, against.

There are ways to make it known that you disagree with someone. And that takes more space than silence. Silence is interpreted as apathy, not as protest. No one is swayed by a people who don't listen. An invalid vote is not a shame. It still remains a voice.

5. Voting is the minimum of a response. And we are at the point where the minimum is so valuable.

You're not being asked to go out into the street, make a revolution, or invent a party if you don't want to. You're being asked for 5 minutes – to go and show that you're alive. And yes, sometimes even that's enough to start something.

We're not saying that voting will change everything. But at least it means that you haven't given up. And that's a lot more than we think. And if you don't vote tomorrow, at least admit to yourself that you chose to remain silent. Don't say that no one gave you space. Because you had space.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.