Fashion & Beauty

5 gabime të përditshme që po ju bllokojnë poret

5 gabime të përditshme që po ju bllokojnë poret

Çfarë kërkon njeriu në jetë? Pore të lëmtura, që do të thotë lëkurë e mirë. Poret e hapura janë sfidë më vete, por pavarësisht se madhësia e tyre shpesh varet nga genet (dhe kjo s'është në dorën tonë), ka ende shumë gjëra që mund të bëjmë për t'i minimizuar. Pa e kuptuar ne bëjmë gabime (të pafalshme) që bllokojnë poret dhe nuk lejojnë fytyrën të ketë shkëlqimin që meriton.

1. Nuk përdorni produkte që përmbajnë retinol

Edhe pse është e pamundur t'i reduktojmë njëherë e përgjithmonë, produktet e fytyrës që kanë retinol i bëjnë të duken më të vogla. Retinoli përmban vitaminë A e cila përmirëson qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe trashësinë e saj. 

2. Mbajtja e fytyrës ngjitur me celularin

Telefonat tanë kanë mikrobe 10 herë më shumë sesa pjesa e sipërme e WC-ve. Imagjinoni tani ç'ndodh nëse ju e mbani telefonin ngjitur me fytyrën për minuta të tëra. Gjithë bakteret, kombinohen me vajrat, make up-in dhe toksinat e tjera! Fytyra juaj do t'ju urrejë!

3. Ekspozimi në diell

Dielli e than lëkurën dhe rrjedhimisht poret kanë tendencën të duken më të mëdha. Kur nxiheni, poret duken të zvogëluara, por pas një kohe të caktuar do ta kuptoni që ka ndodhur krejt e kundërta. Poret do të zmadhohen dhe pikat e zeza do të bëhen edhe më keq nga ç'ishin. Kremin mbrojtës gjithnjë me vete!

4. Harroni të pastroni produktet e grimit

Sado të kujdeseni për lëkurën, nëse nuk lani furçat apo sfungjerin që përdorni për tu lyer, nuk do të merrni rezultatet që doni.

5. Produktet vajore të flokëve, mund të dëmtojnë fytyrën

Kur produktet që vendosni për flokët përmbajnë vaj, nga kontakti që flokët kanë në fytyrë do të shihni pore të zmadhura. Aknet e vogla mbi ballë, në anë të faqeve apo në qafë, i keni prej tyre, kështu që kujdes!

Burimi: Bright Side

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

5 daily mistakes that are clogging your pores

5 gabime të përditshme që po ju bllokojnë poret

What does man want in life? Smooth pores, which means good skin. Open pores are a challenge in themselves, but despite the fact that their size often depends on genes (and this is not in our hands), there are still many things we can do to minimize them. Without realizing it we make (unforgivable) mistakes that block the pores and do not allow the face to have the glow it deserves.

1. Do not use products that contain retinol

Although it is impossible to reduce them once and for all, retinol-containing facial products make them look smaller. Retinol contains vitamin A which improves the circulation of skin cells and its thickness. 

2. Keeping your face close to your cell phone

Our phones have 10 times more germs than the top of toilets. Imagine now what happens if you hold the phone next to your face for minutes. All bacteria, combine with oils, make-up and other toxins! Your face will hate you!

3. Sun exposure

The sun dries the skin and consequently the pores tend to look bigger. When you tan, the pores look shrinking, but after a while you will realize that quite the opposite has happened. The pores will enlarge and the blackheads will become even worse than they used to be. Protective cream always with you!

4. Forget to clean makeup products

No matter how much you take care of your skin, if you do not wash the brushes or sponges you use to dye, you will not get the results you want.

5. Oily hair products can damage the face

When the products you apply for hair contain oil, from the contact that the hair has on the face you will see enlarged pores. Small acne on the forehead, sides of the cheeks or neck, you have them, so beware!

Source: Bright Side