Relationships

5 flamujt e kuq që vërtetojnë se jeni duke biseduar me një përndjekës

5 flamujt e kuq që vërtetojnë se jeni duke biseduar me një

Vera është stina e duhur për flirtim dhe dashuri. Në kohët që jetojmë, shumë zgjedhin rrjetet sociale për të krijuar njohje me njerëz të rinj, por kjo qasje mund të ketë edhe pasoja negative.

Ekspertët paralajmërojnë vazhdimisht njerëzit që të mos lejojnë që nevoja e tyre për një partner t'i bëjë të mos dallojnë shenjat që mund të zbulojnë se personi me të cilin po bisedojnë është një përndjekës.

Lexoni shenjat më poshtë:

Këmbëngulje agresive

Një burrë që këmbëngul për të pasur dikë që dëshiron mund të jetë i admirueshëm, veçanërisht nëse juve ju pëlqen që të tjerët të shprehin interesin e tyre me këmbëngulje. Por kur flirtimi kthehet në këmbëngulje agresive, atëherë gjërat mund të bëhen shqetësuese.

Nëse personi me të cilin jeni duke biseduar ose me të cilin jeni në një lidhje ju dërgon vazhdimisht mesazhe, edhe pasi i keni thënë se je e zënë ose keni nevojë për hapësirë, kjo mund të tregojë një fiksim jo të shëndetshëm.

Sjellje e paparashikueshme

Nëse i ndryshon shpeshh humori gjatë takimit, duhet të dini se nuk është shenjë e mirë. Nëse veprimet e një personi ndryshojnë në mënyrë drastike nga shumë i dashur në nevrik - ose nëse reagon në mënyrë të ekzagjëruar ndaj një çështjeje të vogël - kjo mund të çojë në sjellje më të rrezikshme më vonë.

Takime të papritura

Nëse dikush që e keni njohur në një aplikacion takimesh online shfaqet vazhdimisht dhe rastësisht (pa i treguar se ku jeni) në vendet ku shkoni - është një flamur i kuq i dukshëm që keni të bëni me një përndjekës.

Pyetje e papërshtatshme

Një nga parimet bazë të takimit është bërja e pyetjeve, por ka një mënyrë për t'i bërë ato pa u dukur i cekët apo edhe kërcënues për personin tjetër. Këtu mund të përfshihen pyetje për situatën tuaj financiare ose marrëdhëniet e kaluara. Në këtë rast, mos jepni detaje, pasi ai mund të jetë duke mbledhur informacione për t'ju manipuluar.

Kontrollues

Një person me prirje kontrolluese do të kërkojë të dijë se ku jeni në çdo kohë, me kë e kaloni kohën tuaj të lirë dhe do t'ju tregojë se si duhet ta shfrytëzoni kohën tuaj.

Çdo sjellje që kërkon të kufizojë autonominë tuaj ose t'ju izolojë nga miqtë dhe familja juaj është një flamur i madh i kuq.

Burimi: Marie Claire

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb