Relationships

4 gabimet që duhet t’i shmangësh në takimin e parë

4 gabimet që duhet t’i shmangësh në takimin e parë
Liveboldandbloom

Në një botë kur takimet e para nuk shkojnë në një fazë tjetër, ne duam që ti të kesh edhe takim të dytë, të tretë e me radhë. Për të të ndihmuar sadopak, të sjellim 4 gabimet që ndodhin rëndom në takimet e para dhe që ti duhet t’i shmangësh patjetër:

Nuk je i/e qartë në qëllimet e takimit

Do ta njohësh më shumë? Ke mendjen për një one night stand? Kërkon një lidhje serioze? Thjesht të intrigon dhe kaq? Ji sa më i/e qartë me arsyen pse po del me personin tjetër, në mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime më vonë, si dhe për ta ditur nëse jeni të dy në të njëjtin ritëm.
 
Takimi me dikë që të bën të mos jesh rehat

Nëse personi tjetër të sikletos qoftë me mesazhe, me shaka pa kripë, apo më gjeste të ndryshme, ndoshta është më mirë të mos ia japësh mundësinë që të dalësh në një date. Takimet e para janë emocionuese, por besoji instinktit tënd.
 
Paragjykimi dhe kërkimi i aspektet negative te personi tjetër

Kur themi “aspekte negative”, nuk i referohemi flamujve të kuq që mund të ketë një person, përkundrazi, e kemi fjalën për fiksimet e vogla, që lidhen me gjërat që mund të ndryshohen lehtësisht. Mos e shih me gjykim personin tjetër dhe sa më mendjehapur për ta njohur më mirë, domosdo, nëse është mjaftueshëm interesant/e.

Shkëputja e menjëhershme e kontakteve 

Kjo është një pikë që të gjithë duhet të punojmë paksa. Zakonisht, takimet e para janë pak të sikletshme, ndaj për të dhënë një përgjigje përfundimtare, duhet një takim i dytë (nëse ai/ajo nuk të vë në siklet, apo nuk ka sjellje të patolerueshme). Mos i bëj block direkt personit në fjalë dhe nëse thjesht nuk të intereson, tregohu i/e qartë dhe thuaja hapur.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

4 mistakes you should avoid on the first date

4 gabimet që duhet t’i shmangësh në takimin e parë
Liveboldandbloom

In a world where first dates don't go any further, we want you to have a second, third, and so on. To help you a little, here are the 4 mistakes that usually happen on first dates and that you should definitely avoid:

You are not clear on the goals of the meeting

Will you get to know him better? Are you in the mood for a one night stand? Looking for a serious relationship? It just intrigues you and that's it? Be as clear as possible about why you are dating the other person so that there are no misunderstandings later, and to know if you are both on the same page.
 
Dating someone who makes you uncomfortable

If the other person embarrasses you with texts, jokes, or other gestures, it's probably best not to give them the chance to go on a date. First dates are exciting, but trust your instincts.
 
Prejudice and looking for negative aspects of the other person

When we say "negative aspects", we are not referring to red flags that a person may have, rather, we are talking about small fixations, related to things that can be easily changed. Don't judge the other person and be as open-minded as possible to get to know them better, if they are interesting enough.

Instant disconnection 

This is a point we all need to work on a bit. Usually, the first dates are a little awkward, so to give a final answer, a second date is needed (if he/she does not embarrass you, or has intolerable behavior). Don't block the person directly and if you just don't care, be clear and say so.

Suggested articles: