Ditën e djeshme (16 tetor) Dritan Hoxha do të festonte përvjetorin e tij të 50-të. Në nder të tij, familja Hoxha dhe i gjithë televizioni i Top Channel-it festuan ditëlindjen dhe kësaj here jo thjesht në mënyrë simbolike.
Dje u inaguarua Studio Nova, një hapësirë gjigande që do të shërbejë si studio për rreth 20 programe të këtij sezoni televiziv dhe jo vetëm.
Në ambientet e reja u mbajt edhe festa e organizuar për hapjen e këtij investimi në ditën e shënuar për gjithë Top Channel-in.
Eventi u hap me një fjalim të shkurtër të Vjollca Hoxhës, ndërkohë që në ekranin gjigand shfaqeshin foto familjere të Dritan Hoxhës me vajzat e tij.
Themeluesi i Top Media-s u nda nga jeta në një aksident tragjik 10 vite më parë.
Nën hashtagun #ëndrravazhdon, figura të vjetra dhe të reja të Top-it postuan në llogaritë e tyre sociale detaje nga festa e djeshme.