
Të vendosësh të lyesh flokët nuk është edhe aq e thjeshtë. Çdo ditë dalin kaq shumë trende sa bëhet pothuajse e pamundur për të vendosur se cila është ngjyra që të përshtatet më mirë.
Por duket se për brunet e gjithë kjo është shumë e thjeshtë. Këtë sezon janë vetëm 3 lloj trendesh për lyerjen e flokëve të cilat duhet t’i keni parasysh.

1. Flokët me fije ngjyrë karamel të ngrohtë do t’ju frymëzojnë kaq shumë sa do të doni t’i bëni menjëherë. Duket si ngjyrë e projektuar për brunet.

Fijet në rozë e çojnë bazën e errët të flokëve në një tjetër nivel.
2.Ngjyra manaferrë e flokëve është super në modë. Në të gjitha versionet e saj.


3. Floket kërpudhë.

Mos e ngatërroni me prerjen e tyre. E kemi fjalën për mënyrën se si harmonizohet ngjyra e hirtë e flokëve me bazën e errët.

Burimi: Health