
Ka njerëz që ndahen dhe ecin përpara si të mos ketë ndodhur asgjë. Dhe pastaj janë ata që e përjetojnë ndarjen si një termet emocional. Kur hyjnë në një lidhje, e bëjnë me gjithë zemër, ndaj kur ndahen vuajnë shuuuumë.
Njihuni me shenjat që nuk e harrojnë dot dashurinë e parë.
Demi
Problemi me Demin? Nuk bie lehtë në dashuri. Mund të dalë me gjysmën e qytetit, por kur dikush i hyn vërtet në zemër, e merr seriozisht. Shumë seriozisht. Nëse lidhja fillon të ketë vështirësi, nuk dorëzohet lehtë, do të qëndrojë aty, do të luftojë për të, do të japë gjithçka, vetëm që më pas të ndjejë se nuk ka lënë asgjë pa bërë. Demie vendos marrëdhënien në një piedestal, edhe kur dëmton veten. Dhe nëse ndarja ndodh, do të qëndrojë i ngecur aty për shumë kohë, duke menduar çfarë mund të kishte bërë ndryshe, duke u kthyer pas në kujtime, dhe duke e idealizuar atë që tashmë ka mbaruar.
Gaforrja
Gaforret janë delikate, por jo gjithmonë të qëndrueshme. Pasiguritë e tyre mund t’i çojnë drejt lidhjeve të shkurtra ose gabimeve që pendohen më vonë. Por ja ku qëndron ironia: kur dashurojnë vërtet dhe ndarja ndodh, sidomos nëse faji është i tyre, vuajnë për një kohë të gjatë. Nuk ka ditë që kalon pa pyetur veten "po sikur…?" Ata krijojnë lidhje të forta me partnerin dhe, pavarësisht veseve apo mangësive, e shohin personin që kanë dashur si të përkryer dhe të pazëvendësueshëm. Ndaj zemra e tyre ngelet aty për një kohë që ndonjëherë zgjat më shumë se vetë lidhja.
Luani
Luani nuk dashuron me "gjysmë zemre". Kur ndjen diçka, e jeton me intensitet të plotë, qoftë një ndjenjë kalimtare apo një dashuri që i ndryshon jetën. Janë romantikë idealistë që besojnë tek dashuria me shikim të parë dhe ëndërrojnë ta kalojnë jetën përkrah një njeriu të vetëm. Kështu që, kur një marrëdhënie përfundon, i duhet kohë për ta përtypur fundin. Nuk e harron lehtë, sepse për të çdo ndjenjë e kaluar ka qenë e vërtetë. Dhe kur të përmend një puthje që ndodhi vite më parë, ta dish që e ka përjetuar si një skenë të madhe filmi romantik.