Fashion & Beauty

3 mënyra të thjeshta për të zhdukur shenjat dhe damarët e këmbëve brenda ditës!

Thonë që femrat e shpikën luftën që meshkujt mos tu rrinin nëpër këmbë teksa ato organizojnë gjërat e rëndësishmë të jetës. Kështu që nuk ishte e vështirë as të shpiknin tre mënyra të thjeshta që të mos u rrinë më nëpër këmbë as venat varikoze.

Por çfarë janë venat varikoze?
Venat janë enët që shërbejnë për të kthyer në zemër gjakun e oksigjenuar. Me kalimin e moshës, për shkak të shtatëzanisë, qëndrimit të zgjatur në këmbë, obezitetit apo traumave të vogla, këto vena mund të trashen, zgjerohen dhe përdridhen duke krijuar anestetizmat e dukshme nën lëkurë por shpesh edhe rrezik më të madh për shëndetin. Për një kohë të gjatë femrat janë mësuar të jetojnë me to si diçka pa kthim mbrapa. Tani jo më!

Si mund ti zhdukni venat varikoze br enda ditës!
Fillimisht, vizita vaskulare flebologjike, që është një inspektim i variçeve, kapilarëve, enjtjeve dhe anomalive të tjera, do ti diktojë mjekut mënyrën e duhur të trajtimit.

Në varësi të madhësisë, thellësisë dhe llojit të venave, ekzistojnë 3 mënyra shumë të shpejta për ti zhdukur këto shenja nga këmbët apo vende të tjera ku ju janë shfaqur.

Trajtimi me sklerozant konsiston në injektimin e lëndës sklerozante brenda enëve të gjakut me age tepër të holla që nuk shkaktojnë asnjë dhimbje apo parehati.

Lënda sklerozante ka për qëllim ndryshimin e murit të brendshëm të enës së gjakut përmes bllokimit fibroz. Menjëherë pas trajtimit mund t'ju duhet të përdorni çorape elastike dhe te ecni për 30 minuta. Kaq! Mbaroi! Këmbët tuaja do duken sërish perfekte!

Trajtimi me shkumë është një përzierje e lëndës sklerozante në rubineta sterile ajri që lejon trajtimin e enëve të gjakut më të mëdha dhe ka një qëndrueshmëri më të lartë në kontakt me murin e brendshëm të enëve.

Trajtimi lazer vaskular transkutan ND-Yag është i specializuar për trajtimin e atyre variçeve të vogla që duken si damar ose si njolla të kuqe ose blu. Pikërisht këto janë më të rrezikshmet sepse nuk tregojnë vetëm një problem estetik por edhe çrregullime më të mëdha të shëndetit. Në këtë rast duhet të drejtoheni te mjeku sa më parë për trajtimin dhe zhdukjen e tyre.

Gjatë trajtimit me lazer, ngrohtësia transmetohet në muret e brendshëm për ta mbyllur dhe zhdukur venën varikoze. Pas kësaj mund të keni pak skuqje apo kore të vogla që zhduken pa lënë asnjë shenjë brenda javës.

Këto 3 teknika, të vetmet në botë që trajtojnë venat varikoze, në Shqipëri gjenden ekskluzivisht vetëm pranë Klinikës DaVinci.

Rezervoni konsultën tuaj duke kontaktuar me stafin në: 
T +355 42 33 22 33 ose M +355 69 70000 70.
Email [email protected]


REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb