News

Vetëvrasja e të riut me Covid-19: Reagon spitali

Vetëvrasja e të riut me Covid-19: Reagon spitali

Përditësim, 13 gusht, ora 14:08: 29-vjeçari që ndërroi jetë është djali i stilistes së njohur, Lira Koca

Përditësim, 13 gusht, ora 12:25: Stafi i spitalit "Shefqet Ndroqi" reagoi (via Tv Klan) duke u shprehur se i riu trajtohej prej 4 ditësh për shkak se ishte i konfirmuar me Covid-19. Sipas tyre, gjendja e tij ishte stabilizuar pas trajtimit me terapinë e plotë të mjekimit. “Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhej në njoftim.

Artikulli i mëparshëm: 29-vjeçari me Covid-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit "Shefqet Ndroqi"

Një 29-vjeçar i infektuar me Covid-19 i cili prej pak ditësh po merrte trajtimin në spitalin “Shefqet Ndroqi” (Covid2) i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.

I riu mendohet se ishte në prag të shërimit dhe i kishin mbetur edhe pak ditë për të dalë nga spitali. Sipas raportimeve, nuk kishte simptoma të rënda dhe ishte shtruar shtatë ditë më parë (por referuar reagimit të spitalit, 29-vjeçari qëndronte i shtruar prej katër ditësh).

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për News24 se 29-vjeçari “trajtohej me shumë pak oksigjen”.

“Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar, i cili nuk kishte komplikacione të tjera, është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit.”

Nga të dhënat e deritanishme, nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen psikologjike dhe shëndetin mendor të 29-vjeçarit.

Në përditësim*

REELS

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

29-year-old with Covid-19 ends his life by jumping from the third floor of the hospital 'Shefqet Ndroqi'

Vetëvrasja e të riut me Covid-19: Reagon spitali

A 29-year-old man infected with Covid-19, who had been receiving treatment at Shefqet Ndroqi Hospital (Covid2) for a few days, ended his life by jumping from the third floor of the hospital.

The young man is thought to be on the verge of recovery and had a few days left to leave the hospital. According to reports, he had no severe symptoms and was hospitalized seven days ago.

Journalist Erjon Skëndaj reported for News24 that the 29-year-old was "treated with very little oxygen".

"He was a patient coming out of the hospital and we still do not know the real reasons why this 29-year-old, who had no other complications, was pushed towards suicide. The patient was receiving medication at the time of the incident. He was given an injection and would take the amount of serum. ”

From the data so far, no details have been made public on the psychological state and mental health of the 29-year-old.

Updating *