
David dhe Victoria Beckham nuk i ndahen njëri-tjetrit, edhe pas 26 vitesh martesë. Legjenda e futbollit, 50 vjeç, dhe ish-anëtarja e Spice Girls, 51 vjeç, u fotografuan duke i prekur njëri-tjetrit të pasmet gjatë një darke familjare në Portofino, Itali, gjatë fundjavës.
David, i veshur me një këmishë blu dhe pantallona bezhë, vendosi dorën mbi të pasmet e së shoqes. Victoria, e cila dukej elegante me një fustan të zi me shpinë të zbuluar dhe flokët, po ashtu vendosi dorën mbi të pasmet e bashkëshortit ndërsa pozonin për një foto.
Çifti ishte i shoqëruar nga djali i tyre 20-vjeçar, Cruz Beckham dhe e dashura e tij, këngëtarja Jackie Apostel, të cilët janë në një marrëdhënie që nga viti i kaluar.
David dhe Victoria u martuan më 4 korrik 1999. Muajin e kaluar, ata publikuan dedikime plot dashuri për njëri-tjetrin për të festuar 26-vjetorin e martesës.
“Jam shumë krenare për familjen e bukur dhe jetën që kemi ndërtuar së bashku,” shkroi Victoria në Instagram. “Ti dhe katër fëmijët tanë të mrekullueshëm më plotësoni. Të dua shumë @davidbeckham! Gëzuar për 26 vitet!”.
David gjithashtu ndau foto të ëmbla të tij dhe bashkëshortes ndër vite, përfshirë edhe nga dasma e tyre, në Instagram.
“26 vite më parë ti më the “po”,” shkroi ai. “Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit që më dhe fëmijët tanë të bukur dhe ndërtove jetën që kemi bashkë. Të dua, Zonja Beckham,” shtoi ai.
David dhe Victoria kanë 4 fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
Familja ka qenë së fundmi në qendër të mediave për shkak të zërave se Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, nuk shkojnë mirë me familjen Beckham.