
20 vjetori joanonim i Anthony-t
Anthony, djali i sopranos Inva Mula dhe këngëtarit Pirro Çako, feston sot ditëlindjen. 'Gëzuar ditëlindjen princi im!'- uron sopranoja të birin në Facebook, ku ka postuar edhe një foto me Anthony-n. Sopranoja e shfaqi të birin pas shumë kohësh në rrjetet sociale në korrik të këtij viti; Anthony tashmë ka hyrë në të 20-at.
Siç dihet, Inva Mula dhe Pirro Çako i dhanë fund martesës në vitin 2009, pas disa vitesh ftohtësie në marrëdhënien e tyre. Ata kishin nisur të distancoheshin që kur Pirro Çako u kthye në 2005-ën në Shqipëri për të vijuar këtu karrierën si kantautor.
Më pas sopranoja u njoh me sipërmarrësin Hetem Ramadani. Para 4 vitesh, ata u bënë prindër të Ninës, e cila tani është 4 vjeç.

Mos humbisni edhe





