Fashion & Beauty

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në zonën intime

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në
Photo Courtesy of Huffington Post

1. Qimet në zonën intime funksionojnë si mbrojtëse të organit gjenital dhe zbusin fërkimin gjatë seksit

2. Gjithashtu, e mbrojnë nga infeksionet bakteriale dhe viruseve gjatë kontaktit lëkurë me lëkurë

3. Transplanti i qimeve të zonës intime është një procedurë e njohur në disa vende, ku prania e tyre shikohet si shenjë fertiliteti dhe tërheqëse

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në

4. Po kështu, ekzistojnë edhe paruket për zonën intime

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në

5. Është thjesht një mit: Nëse i pastron me brisk, nuk është e thënë që qimet do të rriten më të dendura dhe më të trasha

Në të vërtetë, thjesht hiqet pjesa e majës së qimeve, që është më e hollë.

6. Pasi arrijnë një lloj gjatësie, qimet nuk rriten më.

Çdo lloj floku që kemi në trup kalon tre faza: rritja, pushimi dhe rënia. Gjatësia është e ndryshme në zona të ndryshme të trupit. Qimet e zonës së pubisit janë si qerpikët dhe vetullat, që e ndalojnë rritjen në një gjatësi të shkurtër.

7. Po, ngjyra e qimeve të pubisit mund të jetë krejt ndryshe nga ajo e flokëve

Ngjyra e flokëve dhe qimeve përcaktohet nga prania e melaninës, që është e ndryshme në zona të ndryshme të trupit.

8. Me kalimin e kohës qimet mund të rrallohen: ka njerëz që mbeten pa qime në njëfarë moshe.

9. Shumë gra i pastrojnë “për arsye higjiene”, por në fakt, është më higjienike t’i mbash

Zakonisht, bëhet për të lehtësuar raportet seksuale, aq më tepër kur ka seks oral. Në fakt, sipas ekspertëve, nuk janë qimet, por lëkura ajo që i mban papastërtitë.

10. Pastrimi i qimeve e dëmton lëkurën, sepse në fakt shkakton plagë shumë të vogla në të gjithë zonën

Duke qenë se tërhiqen qimet me forcë, ato tërheqin me vete edhe lëkurën duke shkaktuar plagë të cilat edhe pse nuk shikohen me sy, e irritojnë lëkurën. Është tejet e rëndësishme që mjetet e depilimit të jenë të sterilizuara, sepse bakteret e kanë shumë të lehtë të hyjnë brenda lëkurës.

11. Ndonjëherë pas depilimit, qimet ndryshojnë drejtim dhe rriten brenda lëkurës

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në

Qimet duhet të vijojnë rritjen dhe ndoshta mund të shkaktojnë inflamacion të zonës. Në këtë rast, merrni një gjilpërë të hollë dhe mundohuni të nxirrni jashtë majat që janë nën lëkurë.

12. Ka akoma më shumë qime nën lëkurë nëse jeni “kaçurrele”

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në

13. Gjithashtu, qimet mund të dalin nga lëkura, të rriten dhe majat e tyre të futen në lëkurë

Duke qenë më të përdredhura, qimet e zonës pubike janë më të forta dhe mund ta shpojnë lëkurën.

14. Nëse pasi i heq ju del gjak, do të thotë se keni lënduar folikulën e qimes

Veçanërisht kur i hiqni një nga një, pra jo me depilim me dyllë, ushtroni akoma më shumë forcë tek një qime e vetme. Kjo i nxit qimet të rriten nën lëkurë.

15. Koha e duhur që duhet të prisni mes një depilimi dhe tjetrit është 6 javë

15 gjëra që duhet t’i dini patjetër për qimet në

Mes një depilimi me dyllë dhe tjetrit duhet t’u lini kohë folikulave të rimarrin veten, përndryshe do të përkeqësoni dëmin e shkaktuar mbi to përmes depilimit. Koha mesatare që u duhet është 6 javë.

Burimi: "Buzzfeed"

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb