Relationships

13 fazat e një ndarjeje: Në cilën e gjen veten?

13 fazat e një ndarjeje: Në cilën e gjen veten?

Ndarjet janë të vështira, sepse sjellin ndryshim, tranzicion dhe humbjen e një personi që në shumë situata, të ka qëndruar pranë.
 
Plus, njerëzit duan të krijojnë lidhje dhe marrëdhënie me njëri-tjetrin, ndaj është e vështirë që të thyesh një raport të ndërtuar. Por, ndarjet ndodhin dhe nuk ke ç’bën. E rëndësishme është të kalosh në mënyrën e duhur etapat e një ndarjeje dhe të identifikosh se ku je.

Shumë mendime mbi personin tjetër

Kjo fazë vjen para se të ndodhë ndarja. Në këtë periudhë, personi në fjalë ka mendime pozitive dhe negative në një marrëdhënie, por nuk është ende i/e bindur nëse do të ndahet. Kjo fazë karakterizohet nga momentet e mira, si për shembull kujtimet e bukura, si dhe ato të këqijat, që mund të përfshijnë një zënkë apo dëshirën e ethshme për t’u ndarë. “Shpesh partneri tjetër nuk është i vetëdijshëm mbi mendimin që ka personi për t’u ndarë dhe kjo e bën edhe më të dhimbshme këtë etapë”, shprehet Ned Presnal, terapist çiftesh.

Kujtimet euforike

Pra, i ke dhënë fund lidhjes. Por befas, çdo gjë rreth ish-it të duket përkryer. Në këtë fazë ti rikujton me mall dhe dashuri çastet e bukura, aspektet pozitive të marrëdhënies dhe madje, i sheh në një lente më pozitive aspektet që të çuan në ndarje. Sipas Nicole Artz, terapiste për marrëdhëniet në çift, kjo fazë mund të sjellë edhe ndjenja faji ose keqardhjeje.

Kuptimi

Në këtë fazë ndihesh sikur të gjitha qelizat e trurit po përpiqen të të pajtojnë me ish-in. Gjithsesi, një pjesë e jotja e di shumë mirë që ndarja është diçka që duhet të ndodhte. Sipas Beverley Andre, terapiste e çifteve, në këtë fazë, njerëzit priren të analizojnë se çfarë i çoi drejt ndarjes dhe ngadalë, duke analizuar çdo aspekt të vetes dhe të ish-it, e kupton saktësisht pse marrëdhënies i erdhi fundi”.

Mpirja

Kjo fazë nuk përjetohet nga të gjithë, por shenjat janë: shkëputja nga realiteti dhe mohimi i realitetit aktual. “Mpirja mund të zgjasë me disa orë, në disa ditë pas ndarjes”, shprehet Nicole Artz.

Mohimi

Në këtë fazë, e ke të vështirë ta pranosh se marrëdhënia ka marrë fund. “Është një mekanizëm i zakonshëm mbrojtës, që përdoret për të ndihmuar në zvogëlimin e intesitetit të situatës”, thotë Megan Harrison, terapiste seksi. Ajo argumentoi se një person, për një kohë të pacaktuar mohon situatën dhe jeton me shpresën e rreme se gjëra do të kthehen si më parë, duke e pasur të vështirë të vazhdojë përpara.

Inati

Gjatë fazës së zemërimit, njerëzit nuk e mohojnë atë që ka ndodhur, kështu që ata shikojnë pas në kohë dhe ndiejnë zemërim. Kjo është periudha kur dikush ndihet i pakënaqur dhe i irrituar me ish-in, ose të frustruar për vetë ndarjen. Ndoshta do të ndjesh inat për një situatë të caktuar, apo edhe vetë ish-in.

Të gjithë japin një mendim

Po, sado bezdisëse të duket, do ta kalosh edhe këtë fazë. Njerëzit do të të vijnë dhe do të të thonë se si mund ta kishe zgjidhur/menaxhuar ndryshe situatën. Në disa raste do të ndjesh gjykim apo dhe kritikë, por thjesht mendo se është totalisht jeta dhe vendimet e tua.

Trishtimi

Mos i nënvlerëso dhimbjen dhe emocionet e tua. “Fundi i një marrëdhënieje mund t’i ngjasojë humbjes së një të dashuri. Është e dhimbshme, shkatërruese, e trishtë në të gjitha aspektet e jetës”, thotë Harrison. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se fundi i një marrëdhënieje nuk do të thotë se e ke humbur personin tjetër.
 
Në këtë fazë, mund të tërhiqesh nga shoqëria, të rrish më shumë në vetmi, të mos hash si zakonisht, të mos flesh aq sa duhet, apo edhe të acarohesh pa shkak.

Ndyrshimet në rrjetet sociale

Le të jemi të sinqertë, rrjetet sociale e bëjnë ca më të vështirë ndarjen. Ti duhet të fshish fotot (nëse e ke përë publike lidhjen në rrjetet sociale. Në rast se jo, do i fshish nga telefoni), duhet t’i bësh mute postimeve të tij/saj, ose edhe unfollow, por nuk do të rrish dot pa kontrolluar se ç’bën apo me kë del.
 
Ajo që sugjerohet të bësh, është të marrësh një pushim nga rrjetet sociale, ose të zvogëlosh kohën që shpenzon në to. Kur të jesh gati, rikthehu.

Rikthimi në gjendjen e mëparshme

Zemërthyerja dhe shërimi janë procese paksa tinëzare, pasi të bindin se je mirë dhe po e kalon situatën, por në një pikë, e gjen veten duke qarë me dënesë për ish-in. Është mëse okay që ta përjetosh, por kuptoje që është thjesht një moment çlirimi. Shpesh, në këtë fazë, ti mundohesh të rikontaktosh me personin tjetër dhe situata mund të bëhet edhe më negative se më parë.

Pranimi

Pas përjetimit të zemërimit, mendimeve të njerëzve dhe ndjesive të tua intense, do të të duhet ta pranosh ndarjen dhe të kuptosh se ka ndodhur dhe pikë. Tani, je gati për të ecur para.

Krahasimi

Kjo fazë e rrugëtimit pas ndarjes lidhet me përparimin dhe dëshirën për të dashuruar sërish, megjithatë, sërish i ke sytë dhe mendjen nga ish-i. Në këtë fazë, ti mund të njohësh dikë tjetër, por sërish do e krahasosh me ish-in. Si rezultat, do të zhgënjehesh, do të kesh pritshmëri ndryshe nga ato çfarë personi i ri ofron dhe në shumë raste, do të lëndosh veten dhe personin që po hyn në jetën tënde.

Ecja përpara

Hallelujah! Ia dole! Tani, je gati të vazhdosh përpara. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të kesh momente delikate, ditë, apo edhe javë të vështira, në të cilat do të krijosh rutinën e re. Kjo nuk do të thotë as që nuk do e shohësh herë pas here profilin e ish-it në rrjetet sociale. “Emocionet dhe kujtimet mund të jenë ende prezente”, thotë Carla Marie Manly, autore e “Joy from Fear: Create the Life of Your Dreams by Making Fear Your Friend”. Është krejtësisht normale të duash të takohesh sërish me ish-in dhe të përjetosh emocione të përziera, por je gati të vazhdosh jetën tënde.

Poll

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The 13 stages of a breakup: Which one do you find yourself in?

13 fazat e një ndarjeje: Në cilën e gjen veten?

Breakups are difficult, because they bring change, transition and the loss of a person who has stood by you in many situations.
 
Plus, people want to bond and build relationships with each other, so it's hard to break an established rapport. But, breakups happen and there's nothing you can do about it. It is important to go through the stages of a breakup in the right way and identify where you are.

Too many thoughts about the other person

This stage comes before separation occurs. In this period, the person in question has positive and negative thoughts in a relationship, but is not yet convinced whether to separate. This stage is characterized by good moments, such as fond memories, as well as bad ones, which may include a fight or a frantic desire to break up. "Often the other partner is not aware of the thoughts of the person about to separate and this makes this stage even more painful", says Ned Presnal, couples therapist.

Euphoric memories

So you ended the relationship. But suddenly, everything about your ex seems perfect. At this stage, you fondly and lovingly recall the beautiful moments, the positive aspects of the relationship and even see in a more positive light the aspects that led to the separation. According to Nicole Artz, a couples therapist, this stage can also bring feelings of guilt or regret.

MEANING

At this stage you feel like every brain cell is trying to reconcile you with your ex. However, a part of you knows very well that the breakup is something that had to happen. According to Beverley Andre, couples therapist, at this stage, people tend to analyze what led them to break up and slowly, by analyzing every aspect of themselves and their ex, they understand exactly why the relationship came to an end.

numbness

This stage is not experienced by everyone, but the signs are: disconnection from reality and denial of current reality. "Numbness can last for several hours, to several days after separation", says Nicole Artz.

denial

At this stage, you find it difficult to accept that the relationship is over. "It's a common defense mechanism, used to help de-escalate the situation," says Megan Harrison, sex therapist. She argued that a person, for an indefinite period of time, denies the situation and lives with the false hope that things will return to the way they were before, finding it difficult to move on.

anger

During the anger stage, people don't deny what happened, so they look back in time and feel anger. This is the period when one feels unhappy and irritated with the ex, or frustrated about the breakup itself. Perhaps you will feel anger about a certain situation, or even the ex himself.

Everyone gives an opinion

Yes, as annoying as it may seem, you will pass this stage too. People will come to you and tell you how you could have solved/managed the situation differently. In some cases you will feel judgment or criticism, but just think that it is totally your life and your decisions.

sorrow

Don't underestimate your pain and emotions. "The end of a relationship can be like losing a loved one. It's painful, devastating, sad in all aspects of life," says Harrison. However, it should be kept in mind that the end of a relationship does not mean that you have lost the other person.
 
At this stage, you may withdraw from society, be more alone, not eat as usual, not get enough sleep, or even become irritable for no reason.

Changes in social networks

Let's be honest, social media makes sharing a little more difficult. You have to delete the photos (if you have made the connection public on social networks. If not, you will delete them from your phone), you have to mute his/her posts, or even unfollow, but you will not be able to stay without controlling what he does or who he goes out with.
 
What is suggested is to take a break from social media, or reduce the time you spend on it. When you're ready, come back.

Return to previous state

Heartbreak and healing are somewhat insidious processes, as you convince yourself that you're fine and you're getting over it, but at some point, you find yourself crying bitterly about your ex. It's okay to experience it, but understand that it's just a moment of liberation. Often, at this stage, you try to reconnect with the other person and the situation can become even more negative than before.

ADMISSION

After experiencing anger, people's thoughts and your intense feelings, you will have to accept the breakup and understand that it happened and period. Now, you are ready to move forward.

comparison

This stage of the post-breakup journey is about moving forward and wanting to love again, however, you still have your eyes and mind on your ex. At this stage, you can get to know someone else, but you will still compare him to your ex. As a result, you will be disappointed, you will have different expectations than what the new person offers and in many cases, you will hurt yourself and the person who is entering your life.

I walked forward

Hallelujah! You did it! Now, you're ready to move on. Of course, this does not mean that you will not have difficult moments, days, or even weeks in which you will create the new routine. This does not mean that you will not see your ex's profile on social networks from time to time. "Emotions and memories can still be present," says Carla Marie Manly, author of Joy from Fear: Create the Life of Your Dreams by Making Fear Your Friend. It's perfectly normal to want to get back together with your ex and have mixed emotions, but you're ready to move on with your life.

Poll