



2. Copa të shumëllojshme
Guxoni më shumë në tapiceritë e shtëpisë tuaj duke përdorur me shumë kamoshin, kadifen klasike apo kadifen e punuar me thurje të trashë. Mund të hiqni dorë për ca kohë nga pëlhurat e pambukut apo linoja në tapiceritë tuaja. Copat e kadifenjta janë materiale mjaft fine dhe i japin një shije luksoze interierit.
3. “Prekje” moderne mbi linjat klasike
Motivet floreale (të luleve) janë gjithmonë në modë, ato janë më shumë se thjeshtë motivet që i gjejmë rëndom në shtepitë e gjysheve. Arkitektët e interierit këshillojnë të kombinohen motivet e luleve shumëngjyrëshe me linjat klasike të divaneve të thjeshtë njëngjyrësh. Ky kombinim e bën mjaft modern ambjentin dhe realizohet shumë thjeshtë. Edhe nëse keni një divan me shumë ngjyra, mund ti sajoni një mbulesë njëngjyrëshe dhe disa jastëkë me lule apo edhe me motive të tjera, si psh vija dhe keni krijuar kështu një ambjent shumë të freskët , të qetë për syrin dhe që nuk del kurrë nga moda.
4. Stil i klasit të lartë me kosto të ulët
Arredimet e nivelit të lartë (haute design) sot janë lehtësisht të përballueshme, kjo falë bashkëpunimit të firmave ekonomike të mobilimit me designer-at e famshëm. Dyqanet e prodhimit masiv të tapicerive, aksesoreve, mobiljeve etj, kanë bërë të mundur që këto tendenca të cilësisë së lartë, të gjejnë vend edhe në shtepitë më modeste dhe me siperfaqe të vogël. Mjafton të jesh i guximshëm për ti përdorur dhe i gatshëm ta bësh shtëpinë të duket më “chic”, ashtu si një veshje chic që është tendencë e këtij sezoni.
5. “Lamtumirë” kombinimeve fikse
Këtë sezon duhet të guxojmë më shumë duke marrë përsipër “rrezikun”e kombinimit të motiveve të copave që deri dje nuk do guxonim ti vendosnim bashkë. Sekreti i kombinimit të motiveve dhe dizenjove të ndryshme të copave qëndron pikërisht te ngjyrat. Nëse ngjyrat janë harmonike, ato gjithmonë përputhen dhe shkojnë me njëra tjetrën. Kjo tendencë e bën shtepinë me të gëzueshme. Mos u druani të provoni ngjyra, copa, materiale dhe thurje (tekstura) të ndryshme. Do të habiteni se sa shumë do ti kaloni kufijtë e imagjinatës.
6. Përzierje stilesh
Nuk është e thënë që në shtëpinë tuaj duhet të keni patjetër një stil të caktuar si për shëmbull : tradicional, rustic, country, industrial, neo-klasik, viktorian, etj. Këtë sezon shtëpia do të jetë një miksim stilesh ku secili prej tyre do ketë influencat e veta. Përdorimi i aksesorëve të tipeve të ndryshëm do të ndihmojë në krijimin e një ambjenti shumë të veçantë dhe individual që ju përfaqson. Shkrirja e disa tendencave përbën një tendencë në vetvete.
7. Aksesorë që kanë kuptim për ju
Objektet dekorative këtë sezon duhet të jenë sa më personale. Tendencë përbën përdorimi i zbukurimeve artistike, korniza, piktura, ore, sende të drunjta, objekte dekorative etj. Një shumllojshmëri objektesh që kanë domethënie të veçantë dhe zgjojnë kujtime nga jeta juaj.
8. Punime artistike
Tentoni të krijoni një koleksion arti të thjeshtë dhe të veçantë. Mund të provoni të punoni edhe vetë për të vënë në përdorim imagjinatën dhe kreativitetin tuaj duke sajuar forma nga më të çuditshme me materiale të ndryshme si tel, shajak, copa, dandelle, qeramike etj. Këto krijime shërbejnë edhe si pika kryesore fokusimi dhe shpesh shërbejnë edhe si objekte bisede.
9. Elementët natyralë
Elemente të tillë nuk mund ti përdorësh nëpër mure apo si mobilje. Një rast tipik është lëkura e lopës, shumë e përdorshme për t’u shtruar në dysheme, por edhe mjaft e kushtueshme. Ky element natyral përbën një kontrast të madh me pjesën tjetër të shtëpisë e cila mund të jetë shumë e thjeshtë. Gjithashtu edhe një mobilje e punuar me një dru të veçantë si përshembull arrë apo qershi, preferohet sepse përveç vlerës natyrore që ka, krijon një thyerje të këndshme nga ana vizuale.
10.Druri me tone të lehta
Për shumë vjet, tregun e mobiljeve e dominuan drurët e errët. Këtë sezon përparesi do t’i jepet ngjyrave të drurit që anojnë nga tonet e mjaltit apo të karamelit, pra sa më të çelëta e me ndonjë dizenjo të vogël të thjeshtë. Kjo të krijon idenë se mobilja është më e lehtë dhe nuk të pengon gjatë qarkullimit në shtëpi. Mobiljet e drurit me ngjyra të çelura lejojnë përdorimin e tapeteve me dizenjo të ngarkuar, me ngjyra të forta e me kontrast mes tyre. Ndërsa lekura e lopës është një aksesor mjaft i rëndë nga ana pamore, rrjedhimisht duhen kursyer vogëlsirat, zbukurimet e vogla dhe kontrastet e forta të ngjyrave sepse në të kundërt pamja nuk do ishte çlodhëse.
Burimi: pastemagazine.com