Sekretari amerikan i shtetit John Kerry viziton Shqipërinë në datën 14 shkurt për të diskutuar rreth integrimit të shtetit shqiptar në strukturat ndërkombëtare. Në pak orë ai do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare. Përveç spektit politik të ardhjes së tij, në pak orë ai u kthye në ngjarjen e ditës. Prandaj ne po ju sjellim 10 fakte interesante të jetës së tij për ta njiohur më mirë.
1.Ai lindi në 1943 në Aurora, Kolorado. babai i tij ishte një oficer dhe avokat i shtetit për Çështjet e Kombeve të Bashkuara kurse nëna e tij, e cila ishte e lidhur me familjen e pasur Forbes, ishte një infermiere gjatë Luftës së Dytë Botërore.
2. Ai u arsimua në shkolla private të elitës i ndihmuar nga halla e tij pasi gjendja e tij ekonomike ishte modeste. Kështu ai pati mundësinë të shihte ndryshimin e pasurisë dhe statusit.
3.Ai është diplomuar për Shkenca Politike në Yale University në vitin 1966. Aty anëtarësohet në "Skull and Bones" një shoqëri elite sekrete në Yale University ndër anëtarët e së cilës është edhe ish-kundështari i tij George W.Bush.
4.I apasionuar pas muzikës, i binte basit në kohën kur ishte në shkollë. Kerry donte shumë dhe futbollin, Hockey dhe biçikletën.
5.Si një oficer i Luftës në Vietnam, Kerry u vlerësua me disa çmime si Star Silver, Bronze Star dhe 3 Purple hearts. Më vonë ai u bë kritik i madh i luftës dhe mbeti shumë i lidhur me Vietnamin. Duhet përmendur dhe fiziku i tij. Kerry është 1.93 metër i gjatë.
6.John Kerry u martua me Julia Thorne në 23 maj 1970 dhe u divorcua në 25 korrik 1988. Gjatë martesës Julia tregoi shenja depresioni të cilin e mposhti në vitin 1990 . Para ndarjes ajo pati një tentativë për vetëvrasje për të cilën fajësoi natyrën e ftohtë dhe të largët të burrit të saj, mungesat e gjata dhe ambicjen e madhe. Ajo e quajti martesën me Kerry si një “martesë mbytëse”. Gjatë kësaj martese ai pati dy vajza Alexandra dhe e vogla Vanessa Kerry. Pas rimartesës së Thorne, Kerry deklaroi publikisht se kishte kërkuar anulimin e martesës së tyre nga Kisha Katolike Romake. Julia Thorne vdiq në moshën 61-vjeçare në Concord nga kanceri.
7.Kerry pati një martesë të dytë në vitin Teresa Heinz, të venë e John Heinz III, në vitin 1995 me të cilën vazhdon të jetë dhe sot. Ata patën një familje të përzier me 2 vajza, 3 djem dhe dy nipër.
8.Në vitin 2003 ai u detyrua ti nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi u diagnostikua me tumor.
9. Kerry ka mbështetur kontrollin e armëve, të drejtën e abortit, të drejtat e homoseksualëve, por jo martesën e tyre. Ka mbrojtur çështjet e mjedisit dhe është shprehur kundër dënimit me vdekje.
10.Revista "Foreign Policy" në vitin 2015 i dha atij çmimin "Diplomati i Vitit", duke vlerësuar mbi të gjitha ndikimin e tij në marrëveshjen nukleare me Iranin.
Shfletoni galerinë për të parë disa nga fotot e tij.