All - Scripts - 3
All - General - 11
All - General - 9
Metropolitan

1 vit pas vdekjes, familja e Avicii-t surprizon fansat

1 vit pas vdekjes, familja e Avicii-t surprizon fansat

Familja e Avicii-t është duke u siguruar që projektet e mbetura pezull të publikohen. Albumi i fundit do të titullohet “TIM” dhe do të përmbajë këngët me të cilat DJ po punonte pak para se të largohej nga jeta.

“Ai la pas një koleksion këngësh të papërfunduara, bashkë me shënime, biseda në email dhe mesazhe pafund. Këngëtarët me të cilët Tim (Avicii) do të bashkëpunonte janë munduar që t’i afrohen sa më shumë vizionit të tij.” - u shpreh një përfaqësues.

All - Paragraf - 2

Kënga "SOS" do të lançohet më 10 prill, ndërsa albumi i plotë do të jetë gati në qershor. Muajin e kaluar, familja Bergling njoftoi krijimin e një fondacioni për parandalimin e sëmundjeve të shëndetit mendor.

All - Paragraf - 3
All - Paragraf - 3

Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u gjend i pajetë më 20 prill të 2018-s në moshën 28-vjeçare në Muscat, Oman, ku po pushonte me miqtë.

DJ suedez tregoi në një intervistë në 2013-tën se praktikisht jetonte me alkool, që ia ofronin falas kudo që shkonte, shampanjë, Bloody Mary dhe ushqim aeroporti.

All - Paragraf - 5

“Isha shumë nervoz. Krijova varësi pasi mbështetesh tek inkurajimi dhe vetëbesimi që të jep alkooli, pastaj nuk heq dot dorë. Mbase pi më shumë nga ç’duhet, por kam një ritëm. Nuk pi asnjëherë dy ditë radhazi.”

Rutina e tij ishte: shampanjë në darkë, Bloody Mary në aeroport dhe verë në aeroplan. Ai theksonte asokohe se i ishte nënshtruar një diete me Red Bull, nikotinë dhe ushqim aeroporti. Pija e tepërt solli një sërë problemesh shëndetësore në jetën e 28-vjeçarit. Hoqi apendecitin dhe tëmthin në 2014-n, në 2016-n u diagnostikua me pankreatit akut, pasojë e festave të tij të çmendura.

Informacion shtesë:

Pankreatiti është inflamacion (enjtje) e pankreasit. Ai ndodh kur enzimat tretëse fillojnë të sulmojnë pankreasin. Pankreatiti mund të jetë akut (ndodh papritur) dhe mund të jetë kërcënues për jetën me komplikacionet e shumta që ka. Dëmi i vazhduar ndaj pankreasit mund të çojë në një forme të zgjatur (kronike). Rreth 20% e pankreatitëve akutë janë të rëndë. Rastet shumë të rënda mund të çojnë në shok dhe vdekje.

All - Paragraf - 9

Shkaqet më të zakonshme janë gurët në tëmth dhe përdorimi i alkoolit. Shkaqe të tjera janë: barnat, ndërhyrjet kirurgjikale në bark, anomalitë e pankreasit apo zorrëve dhe rrallë infeksionet (p.sh. fruthi), bllokimi i kanaleve apo cikatriçet e pankreasit si dhe kanceri apo infeksioni i pankreasit. Ndonjëherë shkaku mbetet i panjohur.  Pankreatiti mund të jetë kërcënues për jetën dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - General - 4
All - General - 3
All - General - 2

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

1 year after death, the Avicii family surprises the fans

1 vit pas vdekjes, familja e Avicii-t surprizon fansat

Avicii's family is making sure that pending projects are published. The latest album will be titled "TIM" and will contain songs with which DJ was working shortly before leaving life.

"He left behind an unfinished song collection, along with notes, email conversations, and endless messages," a representative said. "Singers with whom Tim (Avicci) will co-operate have tried to get closer to his vision."

The song "SOS" will be released on April 10, while the full album will be ready in June. Last month, the Bergling family announced the establishment of a foundation for the prevention of mental health disorders.

Avicii, whose real name is Tim Bergling, died on April 20, 2018 at the age of 28 in Muscat, Oman, where he was relaxing with friends.

The Swedish DJ showed in an interview in 2013 that he practically lived with alcohol, offering him free wherever he went, champagne, Bloody Mary and food at the airport.

"I was very nervous. I was addicted to relying on alcohol encouragement and self-confidence, then I can not give up. Maybe I drink more than I can but I have a swing. Never drink two days in a row. "

His routine was: champagne at dinner, Bloody Mary at the airport and summer on the plane. He emphasized then that he had undergone a diet with Red Bull, nicotine and food at the airport. Excessive drink brought a number of health problems to the life of the 28-year-old. He dropped appendectitis and swelling in 2014, in 2016 he was diagnosed with acute pancreas, the result of his crazy feasts.

Additional information:

Pancreatitis is the inflammation (swelling) of the pancreas. It occurs when the digestive enzymes begin to attack the pancreas. Pancreatitis may be acute (occurs suddenly) and can be life-threatening with multiple complications. Continued damage to the pancreas can lead to a prolonged (chronic) form. About 20% of acute pancreatitis is severe. Very serious cases can lead to shock and death.

The most common causes are gallstones and alcohol use. Other causes include: medication, abdominal surgery, pancreas or bowel abnormalities, and rare infections (eg measles), blockage of cancers or pancreas, and cancer or pancreatic infection. Sometimes the cause remains unknown. Pancreatitis can be life-threatening and needs immediate treatment.