
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, Zen House organizoi një event të veçantë për të festuar hapjen e ambjenteve të reja, duke mirëpritur miq, bashkëpunëtorë dhe të ftuar të ndryshëm që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të klinikës ndër vite.

Mbrëmja u konceptua si një takim mes njerëzish që ndajnë të njëjtin vizion për shëndetin, mirëqenien dhe kujdesin e personalizuar, duke krijuar një ambient relaksues ku të pranishmit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me filozofinë dhe shërbimet që ofron Zen House.


Si një klinikë holistike, Zen House ndërton qasjen e saj mbi harmoninë mes trupit, mendjes dhe mirëqenies së përgjithshme. Në ambjentet e saj ofrohen shërbime të specializuara në naturopati, kiropraktikë, fizioterapi dhe dermoestetikë, të mbështetura nga teknologji moderne dhe plane trajtimi të personalizuara sipas nevojave të çdo individi.

Gjithashtu, klinika ofron seanca Pilates, terapi me vitamina venoze dhe një gamë të gjerë trajtimesh estetike, të dizajnuara për të mbështetur shëndetin, energjinë dhe cilësinë e jetës së pacientëve.

Mbrëmja u shoqërua me një koktej të organizuar posaçërisht për këtë rast, ku të ftuarit patën mundësinë të kalonin kohë së bashku, të krijonin lidhje të reja profesionale dhe të festonin këtë moment të rëndësishëm për Zen House. Eventi ishte jo vetëm një prezantim i ambjenteve të reja, por edhe një shprehje mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit dhe zhvillimit të klinikës.

Gjatë fjalës së tyre, përfaqësuesit e Zen House theksuan rëndësinë e krijimit të një qendre ku shëndeti dhe mirëqenia trajtohen në mënyrë të integruar, duke bashkuar disiplina të ndryshme nën një vizion të përbashkët. Ata falënderuan të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe besimin e treguar ndër vite, duke nënvizuar se ky zgjerim është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të misionit të klinikës për të ofruar kujdes të plotë dhe të personalizuar.

Hapja e ambjenteve të reja shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e Zen House, duke forcuar misionin e saj për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës dhe të personalizuar në një ambient modern, profesional dhe mikpritës.

Me këtë zgjerim, Zen House vijon angazhimin për të qenë një destinacion i besueshëm për të gjithë ata që kërkojnë një qasje të integruar ndaj shëndetit, bukurisë dhe mirëqenies.