News

Zelensky përballë Kuvendit: Kërkesat e kreut ukrainas ndaj shqiptarëve

Zelensky përballë Kuvendit: Kërkesat e kreut ukrainas ndaj
Photo Credits: Top Channel

Mesditën e sotme, rreth orës 13:00, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pati një komunikim live me Kuvendin e Shqipërisë ku mes shumë mesazheve të tjera, renditi edhe kërkesat e tij ndaj shqiptarëve.

Ai u shpreh se bankat ruse duhet të shkëputen nga sistemi financiar global dhe ndërkohë duhet të mbyllen portet për anijet ruse si dhe të kufizohen turistët.

“Unë besoj se duke punuar së bashku me të gjithë europianët me përpjekjet tona të mira ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia. Të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen prej një përsëritjeje të një kërcënimi si ky. Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet në BE, duhet të këmbëngulim se ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokimin real të çdo skene që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë. Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjet për turistët rusë”, -shprehet Zelenski.

Pa harruar të falenderojë Shqipërinë për mbështetjen, ai tha se OKB-ja duhet të shkëpusë bashkëpunimin me Rusinë.

“Jam mirënjohës Shqipërisë në bashkëpunimin e saj në platformën e saj OKB-së. Që nga viti 2014 kur Rusia pushtoi Krimenë dhe filloi luftën në Donbas, OKB ka blerë mallra dhe shërbime prej saj në të paktën 2 mld e gjysmë dollarë. Kjo është e padrejtë, nuk mund të ndodhë."

Rrëfimi i kreut ukrainas tronditi parlamentin teksa tregonte për situatën aktuale në vend dhe specifikisht në Mariopol.

“Bombardimet vazhdojnë ndërkohë që ne jemi duke folur. Mariupoli është shkatërruar, nuk ka asnjë ndërtesë. Është një qytet gjysmë milion dhe sot nuk ka banesa. Nuk lejojnë ujin ushqim dhe as ilaçe. Është gati qytet plotësisht i djegur.  Ka shkatërrime, vrasje dhe skena terrorizmi. Plaçkitje totale. Të moshuarit thonë që nuk kanë parë kurrë mizori të parë. Tani po shohin ushtrinë ruse që qëllojnë fëmijët në fytyre. Ushtria ruse detyron dhe torturon të rinjtë, u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë. S'i lënë as të lëvizin. Në zona të çliruara gjejmë njerëz të masakruar. Shumë prej tyre të qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Ka trupa kudo, në pyje në bodrum."- përfundoi ai duke i kujtuar edhe njëherë shqiptarëve, se po mbajnë anën e lirë, atë të së vërtetës.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Zelensky in front of the Assembly: The demands of the Ukrainian leader towards the Albanians

Zelensky përballë Kuvendit: Kërkesat e kreut ukrainas ndaj
Photo Credits: Top Channel

Today at noon, around 13:00, the Ukrainian President Volodymyr Zelenski had a live communication with the Albanian Parliament where, among many other messages, he listed his demands to the Albanians.

He said that Russian banks should be separated from the global financial system and meanwhile the ports for Russian ships should be closed and tourists should be restricted.

"I believe that by working together with all Europeans with our good efforts we will be able to stop this war waged by Russia. To be able to protect Europe in the future from a recurrence of a threat like this. The 6th package of sanctions is being discussed in the EU, we must insist that it includes the oil embargo and the real blockade of any scene that Russia uses to deceive the free world. Russian banks must be completely disconnected from the global financial system. As difficult as it may be, trade with Russia must be deliberately curtailed. "I urge you to close the ports for Russian ships, to limit arrivals for Russian tourists," Zelenski said.

Not forgetting to thank Albania for its support, he said the UN should sever co-operation with Russia.

"I am grateful to Albania for its cooperation on its UN platform. Since 2014 when Russia invaded Crimea and started the war in the Donbas, the UN has purchased goods and services from it for at least $ 2.5 billion. That's wrong, it's impossible. "

The confession of the Ukrainian leader shocked the parliament as it told about the current situation in the country and specifically in Mariopol.

"The bombings continue while we are talking. Mariupol is destroyed, there is no building. It is a city of half a million and today there are no dwellings. They do not allow water, food or medicine. It is almost a completely burned city. There are destructions, murders and scenes of terrorism. Total robbery. The elderly say they have never seen cruelty before. Now they are seeing the Russian army shooting children in the face. The Russian army forces and tortures young people, fills their shoes with water and leaves them in the cold. They do not even let them move. In liberated areas we find massacred people. Many of them shot in the back of the head. "There are bodies everywhere, in the woods in the basement."