
Në edicionin e këtij viti të festivalit “Sunny Hill” që po organizohet në Prishtinë, ka pasur shumë të ftuar VIP, por fotot e djeshme të këngëtarit Ylli Limani dhe estetistes Fjolla Beka janë ato që kanë marrë vëmendje. Ata janë parë bashkë në këtë aktivitet, duke shijuar muzikën dhe performancat me pije në dorë dhe shumë pranë njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Fjolla ka treguar hapur mbështetjen për këngëtarin me një postim në Instastory një foto të këtij të fundit duke kënduar në skenën e festivalit të muzikës.

Prej disa ditësh, në media po përflitet një romancë e mundshme mes Yllit dhe Fjollës dhe shkak për këtë janë bërë disa foto në Instagram, ku ata janë shfaqur me këmisha e aksesorë të njëjtë, si dhe kanë frekuentuar të njëjtat vende.
Rastësi apo sinjale për një romancë të re në radhët e showbiz-it, ende nuk dihet asgjë konkrete! Ylli dhe Fjolla nuk kanë bërë akoma asnjë reagim publik.
Kujtojmë që Fjolla Beka ka përfunduar një shkollë estetike, por pasioni më i madh i saj janë vetullat dhe që në moshën 16-vjeçare është përfshirë në këtë profil. Ajo ka një sallon bukurie në Prishtinë, por njëherësh ka kliente shumë vajza të famshme shqiptare, ndaj ndryshe Fjolla njihet si artisja e vetullave.
Pas fotove bashkë në festival dhe pas postimit të Fjollës në Instastory, ne nuk dimë çfarë të mendojmë, por s'e mohojmë dot që duken kaq të ëmbël.
Artikuj të sugjeruar: