Metropolitan

Ylli i “Saltburn” flet për humbjen e nënës nga mbidoza: "Ajo po luftonte për një kohë të gjatë"

Ylli i “Saltburn” flet për humbjen e nënës nga

Barry Keoghan, në një intervistë për GQ ka ndarë disa kujtime për nënën e tij të ndjerë, Debbie. Keoghan, 31 vjeç, foli për jetën e tij në Dublin pa baba, vdekjen e nënës kur ai ishte fëmijë dhe vitet që kaloi në jetimore para se të dashurohej me aktrimin.

Tanimë një yll, falë rolit të tij kryesor në ‘Saltburn’ dhe në ‘The Banshees of Inisherin’, aktori tha se ende ndihet "në vetmi të madhe", pavarësisht famës dhe suksesit të tij.

Kur u pyet se çfarë mendon kur ndihet i vetmuar, Keoghan tha: "Nënën time, gjithmonë. Ajo ka shumë vite që ka vdekur, por gjithmonë mendoj për të. E ndiej gjithmonë të pranishme, sidomos pas arritjeve të mia, sepse do të doja t'i festoja ato me të.”

"Ajo ishte në spital," ka shtuar më pas aktori.

Ai pranoi se e ëma "nuk ishte aq e pranishme në jetën e tij" para se ajo të vdiste duke rrëfyer se "ajo po luftonte me shumë gjëra".

Në pjesë të tjera të intervistës, Keoghan kujtoi jetën në sistemin e përkujdesit ditor para se gjyshja, xhaxhai dhe kushëriri i tij të bashkoheshin për të jetuar së bashku pas vdekjes së nënës. Keoghan shprehu se ka vendosur të blejë një shtëpi për ata.

Keoghan gjithashtu tregoi se nuk e sheh historinë e tij si diçka e pazakontë për ata që rriten në Dublin.

Nëna e Keoghan vuante nga varësia ndaj drogës dhe vdiq nga mbidoza e heroinës kur ai ishte 12 vjeç, siç raportoi ‘The Irish Post’ në vitin 2019. Aktori më pas jetoi në 13 shtëpi të ndryshme përkujdesi ditor para se ai dhe vëllai i tij, Eric, të jetonin me gjyshen e tyre.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

"Saltburn" star talks about losing mother to overdose: "She was struggling for a long time"

Ylli i “Saltburn” flet për humbjen e nënës nga

Barry Keoghan, in an interview with GQ, has shared some memories of his late mother, Debbie. Keoghan, 31, spoke about his life in Dublin without a father, the death of his mother when he was a child and the years he spent in an orphanage before falling in love with acting.

Already a star thanks to his starring roles in 'Saltburn' and 'The Banshees of Inisherin', the actor said he still feels "hugely lonely" despite his fame and success.

When asked what he thinks about when he's lonely, Keoghan said: "My mother, always. She's been dead for many years, but I always think about her. I always feel her presence, especially after my achievements, because I would to celebrate them with him.”

"She was in the hospital," added the actor.

He admitted that his mother "wasn't that much of a presence in his life" before she died, confessing that "she was struggling with a lot of things".

Elsewhere in the interview, Keoghan recalled life in the day care system before his grandmother, uncle and cousin moved in together after his mother's death. Keoghan said he has decided to buy a house for them.

Keoghan also indicated that he does not see his story as anything unusual for those growing up in Dublin.

Keoghan's mother suffered from drug addiction and died of a heroin overdose when he was 12, The Irish Post reported in 2019. The actor then lived in 13 different day care homes before he and his brother, Eric, to live with their grandmother.

Suggested articles: