Ish- banorja e “Big Brother 8” dhe përfaqësuesja e Shipërisë në “Miss World 2014”, Xhensila Pere ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë”, ku në bisedë e sipër rrëfeu për publikun një periudhë të errët të jetës së saj.
Vite më parë, Pere e gjeti veten plot një muaj rresht, ditë pas dite duke qarë. Mamaja e saj ishte diagnostikuar me kancer dhe asokohe lajmi për të ishte shokues.
“Ishte e papërballueshme nga ana ime sepse isha edhe pak e vogël.” u shpreh Xhensila.
Por e gjitha kjo gjendje nuk zgjati shumë. Një ditë të bukur (qe vërtet e tillë) Pere po qante para pasqyrës dhe ashtu siç ishte mendoi:
“Kjo do të vazhdosh të jesh?”
Ç’bëri? I buzëqeshi vetes, fshiu lotët dhe mundi të kapërcente dhe linte pas një periudhë të vështirë.
“Ndryshimi më ndodhi para pasqyrës.” rrëfeu ajo duke shtuar se mundi të merrte forcë për hir të mamasë, që s’mund ta shihte kurrsesi duke qarë.
Forca e saj, u bë forcë edhe për të ëmën.
“Madje kirurgu kur më takon më thotë: Ti je shpëtimtarja e mamit.” shtoi Pere.
Ndonëse nuk ka një studim të mirëfilltë shkencor që shprehet përfundimisht se pozitiviteti ndihmon në shërimin nga kanceri, shumë pacientë të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë sëmundjes në fjalë, janë të bindur se ishte meditimi dhe energjia e tyre e mirë ajo që i mbajti në jetë. Këta të fundit tregojnë se bashkëbisedimi me veten dhe përsëritja vazhdimisht përpara pasqyrës që gjërat do të bëhen mirë ka funksionuar vërtet!
Duke lënë pas shifrat dhe botën e studimeve apo eksperimenteve shkencore, ju themi se në një situatë të tillë, të menduarit bukur dhe të ushqyerit veten me shpresë është ajo çfarë ju duhet. Aq më tepër nëse besoni verbërisht në Ligjin e Tërheqjes, që ju thotë se bota sillet rreth mendimeve tuaja. Ajo çfarë ju keni ndërmend, ajo çfarë ju dëshironi fort, pa vonuar shumë do të kthehet në REALITET!
~Kjo botë është e atyre që shpresojnë~