Ardhja e Hanës, i ka ndryshuar tërësisht jetën Mozzik dhe Loredanës. Tani, prioritet, krijmtaria apo frymëzimi lidhen të gjitha me të.
Duke marrë parasysh dashurinë që çifti i reperave ka për muzikën, padyshim që dashurinë ndaj së voglës do ta shprehte në formën më të mirë që di.
Përmes këngës. Pak orë më parë, Mozzik ka postuar në Instastory-n e tij një foto ku dikush është kureshtarë të dijë nëse do të bëjnë ndonjë këngë dedikuar bebushes.
"Do të ishte mirë të bëje një këngë për vajzën tënde!"
“E kam bërë para 1 jave. Kënga është në album.”- shkruan Mozzik dhe fansat janë gjithë sy e vesh për të dëgjuar ndoshta këngën më të ndjerë që ka realizuar deri më tani.
Dedikuar Hanës!