Fashion & Beauty

E shpallim Nora Istrefin ‘Mjeshtre të Kostumeve’

E shpallim Nora Istrefin ‘Mjeshtre të Kostumeve’

Kohët e fundit duket sikur gjërat janë përmbysur. Dikur flisnim për Norën dhe diku përmendim Robertin, bashkëshortin. Madje, në një pikë, Robertit i erdhi në majë të hundës pse e njihnin masivisht si “burri i Norës”. Tani, shkruajmë përafërsisht një herë në javë për Robertin dhe tek-tuk për Norën. Prandaj, sot – edhe pse pak me vonesë – i japim titullin “Mjeshtre e Kostumeve”. (Titulli nuk ekziston kund, por duhet krijuar vetëm për Norën.)

Dje, ajo postoi dy foto ku deklaroi se “e zeza e bën të lumtur”. Ne na bëri të lumtur kostumi i saj. Janë thjesht një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë veshur si bluzë, por Norës i rri aq mirë sa s’mund të flisnim për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Black is my happy color ?

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Nuk i shpëtoi printit i gjarpërit, që është trendi fitimtar i këtij viti. E gjeni në bluza, pantallona, çanta, këpucë. Nora zgjodhi një tjetër kostum, kombinuar minimalisht me vathë dhe byrzylyk të artë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Që të veshësh kostume shpesh dhe të mos bëhesh monotone, duhet të kesh aftësinë të dukesh mirë në versione të ndryshme. Provë është kjo dyshe jelek – pantallona oversize me një bluzë të shkurtër që mund të quhet reçipetë. Sekreti qëndron te variacioni!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Peligrosaaa.. ??

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Të njëjën gjë mund të themi për këtë look ngjyrë ulliri e mbytur. Detajet e rripave zig-zag në anë të pantallonave, gjatësia e mëngëve, lidhëset korse në xhaketë dhe këpucët me takë çakmak nga Vetements i japin jetë kostumit që në të kundërt s’do të binte në sy fare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Smund të mos përmendim këtë veshje ikonike nga intervista e Norës për Prive në prill të këtij viti. Gjithçka e bardhë me përjashtim të çantës Chanel 2.55 Classic Flap Bag 2.55 që meriton çdo grimcë të vëmendjes sonë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Nora Istrefi, "Mjeshtre e Kostumeve"!

REELS

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

We declare Nora Istrefin 'Mistress of Costumes'

E shpallim Nora Istrefin ‘Mjeshtre të Kostumeve’