
Pas largimit të moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nga “Wake Up”, Blendi Salaj ka qenë i shoqëruar nga disa figura të njohura në prezantimin e mëngjesit - mes tyre Bora Zemani, Arjola Shehu, Heidi Baci etj. Por sot është konfirmuar zyrtarisht se kush do të marrë vendin e moderatores së përhershme.
Gjatë transmetimit të mëngjesit të sotëm (e hënë, 1 dhjetor), Blendi njoftoi nga studioja se Heidi do të jetë prezantuesja zyrtare e “Wake Up”.
“Heidi do të jetë me mua çdo ditë nga sot e në vazhdim. Mirë se erdhe në ‘Wake Up’,” tha Blendi, duke i dhënë mirëseardhjen publike koleges së re.

Nga ana e saj, Heidi shtoi:
“Është një aventurë e re për mua dhe jam shumë e lumtur që do e ndaj me ty, sepse kam një vlerësim shumë të madh."
Me energjinë dhe prezencën e saj në ekran, Heidi pritet t’i japë një frymë të re mëngjesit në Top Channel, ndërsa publiku e mirëpriti lajmin me komente pozitive dhe kuriozitet për dinamikën e re të programit.


