Fashion & Beauty

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në asnjë garderobë

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në
Pinterest/@yoyoma2323

Ndoshta edhe ju, ashtu si ne, as nuk mbani mend se sa  palë xhinse keni në garderobë, e megjithatë ato janë gjëja e parë që jeni të gatshme të blini kur ndryshon çdo stinë dhe shfaqen silueta të reja.

Nëse doni të dilni nga ky rreth vicioz, bëni një marrëveshje me veten: Çdo gjë që hyn në dollapin tuaj nga tani e tutje duhet të jetë një investim (gjë që nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet ta teproni). Është koha të kërkoni palën perfekte të xhinseve që do t'i vishni vazhdimisht.

Për t'ju ndihmuar, kemi krijuar një listë me të gjitha siluetat e xhinseve që mund t’i vishni shuuuumë herë pa bërë kompromis me rehatinë apo stilin.

Xhinse të gjera

Xhinset "boyfriend" janë versioni më i mirë për vajzat "cool". Kombinohen lehtësisht me gjithçka, nga një bluzë dhe atlete te një xhaketë dhe këpucë me taka "kitten heels".

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Xhinset e drejta

Xhinset e drejta mund të mos duken të bukura në shikim të parë, por ne mendojmë se janë stili më i rëndësishëm që mund të keni në dollapin tuaj. Ndonëse duket se kanë nga moda, xhinset e drejta janë aleati i duhur për t’i veshur me çizme.

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Prerja "fuçi" (barrel leg)

Kjo siluetë paksa e fryrë nuk ka ndërmend të largohet nga moda. Xhinset me formë “fuçie”, kur zgjidhen siç duhet, i japin karakter veshjes pa qenë të ekzagjeruara. 

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Xhinset e bardha

Për disa janë të vështira për t'u kombinuar, për të tjerë pak të frikshme për t’u veshur. Këshilla jonë? Filloni me një palë xhinse në ngjyrë qumështi. Janë të shkëlqyera për veshje dimërore "total white".

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Xhinset e zeza

Në ndërtimin e një koleksioni bazë xhinsesh, një palë të zeza janë të domosdoshme. Zgjidhni një nuancë të thellë, si gri e errët ose kafe, duken më moderne dhe janë të lehta për t’u kombinuar.

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Autumn is coming! 5 jeans that should not be missing in any wardrobe

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në
Pinterest/@yoyoma2323

Maybe you, like us, don't even remember how many pairs of jeans you have in your wardrobe, and yet they are the first thing you're ready to buy when each season changes and new silhouettes appear.

If you want to break out of this vicious cycle, make a deal with yourself: Everything that goes into your closet from now on should be an investment (which doesn't necessarily mean you have to overspend). It's time to look for the perfect pair of jeans that you'll wear over and over again.

To help you out, we've created a list of all the denim silhouettes that you can wear over and over again without compromising on comfort or style.

Wide jeans

Boyfriend jeans are the ultimate version for cool girls. They pair easily with everything from a t-shirt and sneakers to a jacket and kitten heels.

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Straight jeans

Straight-leg jeans may not look pretty at first glance, but we think they're the most important style you can have in your closet. Although they may seem out of fashion, straight-leg jeans are the perfect ally to wear with boots.

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Barrel leg cut

This slightly flared silhouette has no intention of going out of style. When chosen correctly, "barrel" jeans add character to an outfit without being over the top. 

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

White jeans

For some they are difficult to combine, for others a little scary to wear. Our advice? Start with a pair of jeans in milky color. They are great for "total white" winter outfits.

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në

Black jeans

When building a basic denim collection, a pair of black jeans is a must. Choose a deep shade, like dark gray or brown, they look more modern and are easy to combine.

Vjeshta po vjen! 5 xhinset që nuk duhet të mungojnë në