News

Vetëvrasja e pacientëve me Covid-19: Ja çfarë thonë psikologët

Vetëvrasja e pacientëve me Covid-19: Ja çfarë thonë

Lidhur me ngjarjen e rëndë ditën e djeshme, ku një tjetër pacient me Covid-19 u vetëvra në spitalin Covid-2, kanë reaguar psikologë, si dhe mjekët e spitalit.

Në rubrikën “Opinion” të News24, psikotraumatologia, Besarta Taçi komentoi në lidhje me çështjen.

Ajo u shpreh se është izolimi total brenda mureve të spitaleve, arsyeja kryesore që çon pacientët drejt të bërit këto akte ekstreme, duke qenë se ata ndihen të vetmuar e njëkohësisht të frikësuar në lidhje me betejën që kanë me virusin.

“Duhet të aktivizohen institucionet dhe të thërrasin specialistët e kujdesit social. Përndryshe rastet e vetëvrasjes edhe mund të shtohen, pasi shërbimi psiko-social është shumë i rëndësishëm”, shprehet ajo.

Taçi këshilloi që të lejohet komunikimi me video dhe telefon për të paktën disa minuta, i pacientëve me familjarët e tyre, duke i mësuar ata (familjarët) edhe se si të sillen, për ta lehtësuar më shumë psikologjikisht të gjithë situatën.

“Pacienti mund të lodhet në momentin e komunikimit, por nuk duhet mohuar ky komunikim, sepse ai ndihet i dobët, i vetmuar.”

Ndërkohë, edhe spitali Covid-2 (Shefqet Ndroqi), ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Një nga mjeket e spitalit shprehet:

“Jemi këtu dhe po bëjmë këtë punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën nga sëmundja e rrezikshme dhe e pabesë që ka prekur gjithë botën. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së 65-vjeçarit. Sigurojmë qytetarët se do shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të gjithë pacientët.”

Burimi: Balkan Web, News 24

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

Suicide of Covid-19 patients: Here is what psychologists say

Vetëvrasja e pacientëve me Covid-19: Ja çfarë thonë

Psychologists and hospital doctors reacted to the serious incident yesterday, where another patient with Covid-19 committed suicide at Covid-2 Hospital.

In the "Opinion" section of News24, psychotraumatology, Besarta Taçi commented on the issue.

She said that it is the total isolation within the walls of hospitals, the main reason that leads patients to do these extreme acts, as they feel lonely and at the same time scared about their battle with the virus.

"Institutions should be activated and social care specialists should be called. "Otherwise, suicide cases may increase, as the psycho-social service is very important," she said.

Taçi advised to allow video and telephone communication for at least a few minutes, of patients with their families, teaching them (family members) how to behave, to make the whole situation more psychologically easier.

"The patient may get tired at the moment of communication, but this communication should not be denied, because he feels weak, lonely."

Meanwhile, the Covid-2 hospital (Shefqet Ndroqi) also reacted regarding the event. One of the hospital doctors says:

"We are here and we are doing this extraordinary work to save lives from the dangerous and treacherous disease that has affected the whole world. We express our sincere condolences to the family of the 65-year-old. We assure the citizens that we will serve with dedication and sacrifice for all patients. "

Source: Balkan Web, News 24