News

Vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19: A lejohen telefonatat? Flet mjekja e QSUT

Vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19: A lejohen telefonatat? Flet
Photo Courtesy/Exit.al

Vetëvrasjet në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19, ka vendosur në pikëpyetje kujdesin ndaj shëndetit mendor brenda institucionit. Pas reagimit të psikologëve, Entela Kolovani, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në një intervistë për News24 (via BalkanWeb), u shpreh se shumë faktorë ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes psikologjike të pacientëve dhe zbuloi të tjera detaje.

Mbi ndryshimin e gjendjes psikologjike:

“Ka mjaft faktorë që mund të shoqërohen edhe me një ndryshim psikologjik të këtyre pacientëve. Në radhë të parë është vetë sëmundja, e cila shoqërohet me vlera të ulëta të oksigjenimit në gjak. Ky gjak i paoksigjenuar që përhapet në të gjitha organet e trupit bën që këto organe të vuajnë. Të njëjtën gjë bën edhe truri, që nëse nuk oksigjenohet mjaftueshëm, vuan. Në këtë mënyrë, pacienti në momente të caktuara mund të shfaq ndryshime të sjelljes, që lidhen direkt me sëmundjen. Por, edhe mungesa e familjarëve, terapia intensive, ajo që kanë dëgjuar mbi sëmundjen, janë faktorë të tjerë që mund të cojnë në ndryshime psikologjike të pacientëve.”

Mbi praninë e mjekëve psikiatër në ambientet spitalore:

“Sigurisht që ju kemi bërë konsulta, kur pacienti paraqet problem ekstrem, për t’i bërë një qetësim të lehtë nga ana psikologjike.”

Mbi komunikimin me familjarët:

“Kur pacientët paraqiten për shtrim, kanë me vete telefonat e tyre, me të cilët komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me familjarët. Në asnjë moment ne s’i kemi penguar telefonat, por është vetë sëmundja, që ua bën të pamundur komunikimin pacientëve. Gjithsesi ne kemi një numër telefoni të familjarëve për çdo pacient, për të dhënë një informacion të shkurtër lidhur me situatën e tyre.”

Mbi lejimin e video-telefonatave:

“Patjetër, shpesh pacientët bëjnë video-call me familjarët e tyre. Çdo ditë ne komunikojmë duke dhënë informacion për çdo pacient. Nëse kemi ndryshim dhe agravim të situatës, sigurisht që bëhet në çdo moment komunikimi te familjarët. Për pacientët në gjendje stabël, komunikimi është 1 herë në 24 orë.”

REELS

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Suicides of Covid-19 Patients: Are Calls Allowed? The doctor of QSUT speaks

Vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19: A lejohen telefonatat? Flet
Photo Courtesy/Exit.al

The suicides at the Shefqet Ndroqi University Hospital, where patients infected with Covid-19 are being treated, have called into question mental health care within the institution. Following the reaction of psychologists, Entela Kolovani, a doctor at the University Hospital Center "Mother Teresa", in an interview with News24 (via BalkanWeb ), said that many factors affect the deterioration of the psychological condition of patients and revealed other details.

On the change of psychological state:

"There are many factors that can be associated with a psychological change of these patients. In the first place is the disease itself, which is associated with low levels of oxygenation in the blood. This non-oxygenated blood that spreads to all the organs of the body causes these organs to suffer. The brain does the same, and if it does not get enough oxygen, it suffers. In this way, the patient at certain moments may exhibit behavioral changes, which are directly related to the disease. "But the lack of family members, intensive care, what they have heard about the disease, are other factors that can lead to psychological changes in patients."

On the presence of psychiatrists in hospital facilities:

"Of course we have consulted you, when the patient presents an extreme problem, to give him a slight psychological relief."

On communication with family members:

"When patients show up for hospitalization, they have their phones with them, with whom they communicate constantly with family members. At no point have we blocked the phones, but it is the disease itself, which makes communication impossible for patients. However, we have a family phone number for each patient, to provide brief information about their situation. ”

On allowing video calls:

"Of course, patients often make video-calls with their families. Every day we communicate by providing information to each patient. If we have a change and aggravation of the situation, of course, communication with family members takes place at every moment. For patients in stable condition, communication is once in 24 hours. "