Showbiz

Vëmendje! Një përmbledhje me ngjarjet më të përfolura në “BBVK”

Vëmendje! Një përmbledhje me ngjarjet më të

“Big Brother VIP Kosova” ka nisur dhe bashkë me të, shumë drama, të cilat na kanë tërhequr vëmendjen dhe meqë i kemi parë ne, pse mos t’i shihni edhe ju?

E nisim me Albën, e cila deri tani mban kurorën e “muzës së meme-ve”.

Vëmendje! Një përmbledhje me ngjarjet më të

E denjë për një telenovelë, Alba e nisi me ulërima për arushin Stitch, më tej me këngë ndërsa lahej në vaskë, me këmbënguljen që Zoti qëndron mbi gjithçka, edhe mbi faktin që marrin frymë në çdo sekondë, një ikje spektakolare nga “BBVK”. Më tej, një rikthim sikur s’kishte ndodhur gjë fare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Ajo që na bën të shohim 100 video të Albës dhe të mos kuptojmë asgjë? Fakti që i ndryshon humori si me buton. S’e dimë si ia bën motër, por që kështu vazhdo!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Klodi dhe Londrimi

Vëmendje! Një përmbledhje me ngjarjet më të

“Pëlqehen, kanë një bro-mance, apo po bëjnë lojë?” Sa herë i shohim, aq më shumë konfuzohemi! Klodi dhe Londrimi po marrin qindra komente ku njerëzit shprehin mbështjetje për “lidhjen” e tyre, madje, mendojnë se duhet të jenë në një romancë. Çunat, sigurisht, mund ta kenë nuhatur se ç’bëhet vërdallë dhe s’i kursejnë ca flirte të vogla dhe “naive”, ndonjë kërcim provokues dhe shumë përqafime!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Bia Khalifa dhe pozicionet!

Vëmendje! Një përmbledhje me ngjarjet më të

Kemi një sfidë për ty! Sa herë Bia thotë “ky është pozicioni im i preferuar në seks”, pi një tekila dhe të sigurojmë që maksimumi për 30 minuta, nuk do të të mbajnë dot këmbët! Bia ka si mision të provokojë gjithë çunat e shtëpisë dhe pastaj, t’i trajtojë si miq. E lirshme, pa komplekse, me super vetëbesim dhe teknika provokimi, Bia flet për seksin dhe me shumë gjasa, ngjall goxha fantazi te garuesit. S’e dimë për të gjithë, por për Nailirin vëmë duart në zjarr që po!

Drama ime e preferuar: Edi dhe Dolçe

Ç’ndodhi që në ditën e dytë të “BBVK”? Një puthje mes Edit dhe Dolces. Pastaj, Dolce shkoi te “Grande Fratello” dhe e la Edin të lënduar dhe të përmalluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

“Do e ndjek edhe nëse nuk më do”, tha Edi, duke menduar se kjo deklaratë është romantike dhe aspak “përndjekëse”, ndërsa Dolce, nga ana tjetër, ka nisur flirtet e saj dhe madje, ka thënë se “Edi as nuk është tipi i saj”. Edi, nga ana tjetër, vijon t’i shprehë dashurinë dhe lutet që ajo të mos dashurohet te programi simotër në Itali, por eh, shumë vonë (ose shpejt; koha është relative).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Babai i Toney-t kundër Bias

Vëmendje! Një përmbledhje me ngjarjet më të

Në shtëpinë e “BBVK” hyri babai i Toney-t, njërit prej konkurrentëve dhe me ton autoritar, a thua se Toney është 3 vjeç, i tha se duhet të ndërpriste raportet me Bian dhe të afrohej me Elijonën, një tjetër konkurrente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

“Familja nuk pranon lidhje apo afërsi me Bian. Nuk je djalë i asaj kategorie”, i tha i ati Toney-t.

Mirëpo, Toney e dëgjoi deri diku, por jo plotësisht. Ai u largua nga të dyja vajzat, për t’u afruar me Benitën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

REELS

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë