Horoscope

Vëmendje! Flasim për përputhshmërinë e Virgjëreshës & Gaforres (Luanës dhe Krenarit)

Vëmendje! Flasim për përputhshmërinë e
Luana/ Krenari

Jo, Luana nuk është një Luan (pavarësisht emrit), është një Virgjëreshë tipike! Po, Krenari është një Gaforre! Luana ka lindur më 2 shtator 1991, ndërsa Krenari, më 10 korrik 1988. Të dy ata kanë qenë të lidhur prej vitesh, u përfolën për një ndarje, ndërsa tani, po përfliten sërish për një ribashkim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Si dy shenja që shquhen për përputhshmërinë astrologjike, Virgjëresha dhe Gaforrja janë elemente që e plotësojnë njëra-tjetrën. Le t’i futemi më thellë!

Gaforrja

Elementi: Uji
Shenjë kardinale
Sundohet nga Hëna
Përfaqësohet nga gaforrja (duuuh)

Virgjëresha

Elementi: Tokë
Shenjë e ndryshueshme
Sundohet nga Mërkuri
Përfaqësohet zakonisht nga imazhi i një vajze të re

Gaforrja & Virgjëresha: Personaliteti

Gaforrja dhe Virgjëresha kanë shumë të përbashkëta kur bëhet fjalë për personalitetin. Të dyja priren të jenë më introverte dhe preferojnë që më mirë të kenë disa miq shumë të afërt sesa një grup të madh të njohurish. Ata janë gjithashtu dy nga shenjat më përkujdesëse të horoskopit.

Gaforrja & Virgjëresha: Miqësia

Falë ngjashmërive të tyre, Gaforrja dhe Virgjëresha mund të bëhen miq shumë të mirë, veçse nëse gjejnë një mënyrë për të thyer akullin fillimisht. Asnjëra shenjë nuk është shumë e shoqërueshme apo e hapur, ndaj rreziku kryesor është që miqësia të mos nisë fare. Por nëse ia dalin të afrohen, lidhja e tyre miqësore do të jetë shumë e fortë. Kanë interesa të ngjashme dhe të dyve u pëlqen të kujdesen për miqtë, partnerët dhe familjen.

Gaforrja & Virgjëresha: Seksi

Të dyja shenjat janë “dhuruese” në shtrat, të përkushtuara ndaj kënaqësisë së partnerit. Do të sigurohen që t’i japin njëri-tjetrit pafund kënaqësi! Problemi i vetëm është se dikush duhet të marrë drejtimin në shtrat dhe kjo nuk është diçka që vjen natyrshëm për asnjërën shenjë. Megjithatë, përderisa njëri ndihet rehat të marrë nismën, gjithçka tjetër do të jetë *fantastike*.

Gaforrja & Virgjëresha: Marrëdhënia

Falë vlerave dhe tipareve të përbashkëta, Virgjëresha dhe Gaforrja kanë çdo gjë që duhet për një lidhje funksionale. Të dyja janë introverte, të prirura ndaj shtëpisë, të kujdesshme ndaj të tjerëve dhe me një rreth të ngushtë shoqëror.
 
Por ka një burim të mundshëm konflikti: Virgjëresha mund të jetë shumë kritike, ndërsa Gaforrja shumë e ndjeshme. Është e lehtë që Virgjëresha të lëndojë pa dashje ndjenjat e Gaforres, pasi mendojnë se po japin thjesht një këshillë të dobishme! Që lidhja të funksionojë, Virgjëresha duhet të mësojë të zbusë ose të mbajë për vete kritikat, ndërsa Gaforrja duhet të mësojë të pranojë një mendim kritik.

Gaforrja & Virgjëresha: Martesa

Gjithçka që vlen për marrëdhënien Gaforre - Virgjëreshë vlen edhe më shumë për një martesë ose lidhje afatgjatë. Përveçse Virgjëresha duhet të kontrollojë prirjen kritike, Gaforrja duhet të punojë në komunikim të qartë, pa pasiv-agresivitet.

Nëse Gaforrja ndihet e lënduar sepse Virgjëresha bën një koment mbi mënyrën se si është veshur, duhet të flasë hapur dhe të mos mbajë mëri. Nëse të dyja shenjat arrijnë të komunikojnë qartë dhe me kujdes, kanë shumë gjasa ta bëjnë lidhjen të zgjasë gjatë.

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.