Lifestyle

Vajzat po bëjnë 'lip fillers' (mbushës buzësh) vetë në shtëpi: Pse NUK duhet ta provoni!

Vajzat po bëjnë 'lip fillers' (mbushës buzësh)

Ndonjëherë TikTok sjell ide dhe këshilla të vlefshme për vajzat, por ka edhe raste kur disa prej trendeve dhe videove virale në platformë mund të jenë problematike. I tillë është rasti i vajzave që po provojnë të vendosin fillers (mbushës buzësh) vetë, në shtëpi. 

Njerëzit në TikTok dhe YouTube po u tregojnë ndjekësve se si ta injektojnë vetë mbushësin në buzët e tyre. Shumica po përdorin një "stilolaps" Hyaluron, i cili përdor ajër nën presion, në vend të një gjilpëre për të realizuar fryrjen, zakonisht me acid hialuronik. Megjithëse shumë njerëz po provojnë ta bëjnë, këto trajtime jo-injeksione nuk janë të aprovuara nga FDA dhe dermatologët nuk e rekomandojnë *kurrë* përdorimin e tyre.

"Këto janë gjëra që mund t'i blini lehtësisht në internet, por asnjë mjek nuk i përdor sepse nuk dihet se ç'ka në to", shprehet dr. Shirley Chi, dermatologe e certifikuar në Los Angeles, duke shtuar se kjo e bën këtë tendencë "të rrezikshme".

Provimi i mbushësve në shtëpi vjen me një mori rreziqesh. Mjekët thonë se ekziston rreziku i infeksionit, dëmtimit nervor dhe majde edhe verbërisë, nëse injekton një arterie që është e lidhur me enët e thella që të çojnë në pjesën e prapme të syrit. Vendosja/aplikimi është thelbësore.

"Vendosja e pasaktë e mbushësit mund të shkaktojë edhe bllokime të enëve të rëndësishme të gjakut", thotë mjekja me bazë në New York, dr. Rachel Nazarian. "Buzët veçanërisht kanë shumë enë gjaku dhe janë në thelb një minierë e ndërlikimeve të mundshme."

Shumë video të tilla në YouTube, janë bllokuar nga vetë platforma. Për një version më të sigurt për buzë më të plota, këtu gjeni disa truke makeup-i nga YouTubers të njohur!

- Shkrim i bazuar në punime akademike

Vajzat po bëjnë 'lip fillers' (mbushës buzësh)

Burimi: Bustle

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Girls are making 'lip fillers' at home: Why NOT try it!

Vajzat po bëjnë 'lip fillers' (mbushës buzësh)

Sometimes TikTok brings valuable ideas and tips for girls, but there are also times when some of the viral trends and videos on the platform can be problematic. Such is the case of girls who are trying to install fillers themselves at home. 

People on TikTok and YouTube are showing followers how to inject the filler themselves into their lips. Most are using a Hyaluron "pen", which uses pressurized air instead of a needle to inflate, usually with hyaluronic acid. Although many people are trying to do it, these non-injectable treatments are not FDA approved and dermatologists * never * recommend using them.

"These are things you can easily buy online, but no doctor uses them because you do not know what is in them," says Dr. Shirley Chi, a Los Angeles-certified dermatologist, added that this made this trend "dangerous."

The home filler test comes with a host of scary risks. Doctors say there is a risk of infection, nerve damage and even blindness if you inject an artery that is connected to deep vessels that lead to the back of the eye. Deployment / application is essential.

"Improper placement of the filler can also cause blockages of important blood vessels," says New York-based physician Dr. Rachel Nazarian. "Lips in particular have a lot of blood vessels and are essentially a minefield of potential complications."

Many of these videos on YouTube have been blocked by the platform itself. For a safer version for fuller lips, here are some makeup tricks from the popular YouTubers!

- Writing based on academic works

Vajzat po bëjnë 'lip fillers' (mbushës buzësh)

Source: Bustle