
Jo çdo garë përjetohet njësoj. Disa prej tyre nisin dhe përfundojnë në një pistë. Të tjera marrin jetë me një UNLOCK.
Më 23 Qershor, Arena Karting Albania mirëpriti eventin UNLOCK x Go Kart, një eksperiencë që bëri bashkë 10 anëtarë Platinum të IQOS Club dhe 30-40 bartenders për një ditë të dedikuar shpejtësisë, konkurrencës dhe shpërblimeve.

Për pjesëmarrësit, përdorues të rritur të IQOS, gjithçka nisi në Butikun IQOS në Bllok, nga ku u drejtuan drejt destinacionit të tyre. Aty, çdo detaj ishte menduar për të sjellë në jetë botën e surprizave dhe emocioneve. Networking-u dhe koha e kaluar së bashku krijuan një atmosferë të veçantë përpara se vëmendja të përqendrohej te sfida kryesore e ditës.
Plot 20 finalistë siguruan vendin e tyre në garë. Kualifikimet nisën, renditja ndryshonte nga një xhiro te tjetra dhe gradualisht rivalët u kthyen në mbështetës të njëri-tjetrit jashtë saj.

Ndërsa sfida vazhdonte, energjia vetëm sa rritej. Lights Out vuri në provë refleksin dhe shpejtësinë e reagimit të pjesëmarrësve, ndërsa muzika dhe atmosfera mes komunitetit IQOS shoqëronin çdo moment të ditës.
Më pas erdhi momenti që të gjithë prisnin. Tre fitues u ngjitën në podium për të marrë tre shpërblime për të cilat ia vlente të garoje.

Vendi i parë fitoi një fundjavë për dy persona në Folie Marine Resort, të shoqëruar me një eksperiencë private me varkë përgjatë rivierës shqiptare. Vendi i dytë u shpërblye me një celular prestigjoz ndërsa vendi i tretë me një pajisje IQOS ILUMA i Unlock Limited Edition.

Mes adrenalinës së garës dhe energjisë së pakrahasueshme, ky event solli në jetë atë që qëndron në qendër të konceptit UNLOCK: përjetime që fitohen dhe mbeten gjatë në kujtesë.