Showbiz

‘Unë jam burri i ardhshëm i vajzës tuaj!’ Moderatorja shqiptare rrëfen një nga eksperiencat më të frikshme të jetës

‘Unë jam burri i ardhshëm i vajzës tuaj!’ Moderatorja

Nuk është hera e parë që dëgjojmë të flitet për përndjekje të fytyrave publike nga të panjohur, por për herë të parë Gerta Heta ka pranuar se ka qenë ‘viktimë’ e një ndjekjes sistematike nga një i panjohur.

“Shumë e frikshme ka qenë, deri në polici kam shkuar për të denoncuar një ‘stalker’ timin,”- pranoi moderatorja në intervistën e saj për INtv. “U bë aq i bezdisshëm sa shkoi deri tek dera e prindërve të mi, numrat e telefonit i gjeti të gjithë, por gjeti dhe adresën e prindërve të mi. Unë nuk jetoja me prindërit atëherë dhe i tha: ‘Unë jam burri i ardhshëm i vajzës tuaj.’ Kishte shkuar me amareta,”- vijoi Gerta që në atë kohë ishte e lidhur me bashkëshortin aktual.

“Unë kisha marrëdhënien time me Matkon në atë kohë, isha me barrë dhe më priste poshtë tek puna. ‘Qyqa çuno po unë jam me barrë me dikë tjetër, çfarë burri i jetës time je ti.’ 'Jo po ti e ke tollumbace atë'. Nuk e besonte që isha shtatzënë, ishte në botën e vet, derisa u tremba dhe shkova e denoncova në polici. Vazhdoi dhe një muaj me mesazhe ‘ti je krijesa më e bukur që ekziston’, dhe një ditë të bukur, kur unë isha bërë mami, u zhduk,”- përfundoi Heta, ndërsa pranoi se ishte një rast sa i çuditshëm aq edhe shqetësues për të, që fatmirësisht i takon së shkuarës.

REELS

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.