
Turjan Hyska ka qenë i ftuar në podkastin “Mam”, i drejtuar nga bashkëshortja e tij, Orinda, ku kanë ndarë një moment delikat dhe të dhimbshëm të jetës së tyre në çift: Abortin spontan të shtatzënisë së parë të Orindës. Çifti rrëfeu se kjo ndodhi në javën e 11-të të shtatzënisë dhe se befas, Orinda i shkroi të shoqit: “Bebit nuk i rreh më zemra”.
Turjani bëri me dije se ajo ditë ishte tronditëse për të dhe se për të parën herë, nuk dinte ç’t’i thoshtë së shoqes.
“Unë të vetmen humbje në jetë kam pasur babin dhe përtej injorancës dhe mosdijes së një mashkulli, aty kuptova pafuqinë që “s’ke në dorë gjë ti’” Për herë të parë nuk dija çfarë të të thoja ty”.
Më tej, Turjani tha se Orinda u tregua e fortë dhe e qetë dhe pak ditë pas ngjarjes së dhimbshme i tha se kjo është normale dhe ndodh. Nga ana tjetër, Turjani u habit dhe u trondit kur mësoi se shumë çifte përballen me këtë situatë të dhimbshme:
“Ky ka qenë vërtet momenti ku unë jam mërzitur me njerëzit afër nesh sidomos shokët e mi, pasi unë tregova këtë gjënë, papritur mora vesh se shumë çifte kishin aborte. Aty thash pse nuk flasin këta njerëz, ishte një ndjesi shumë e shëmtuar, shumë e dhimbshme.”
Ai shtoi:
“Kur e do familjen dhe kur kupton që do trashëgimtar dhe pavarësisht kush është fajtori, në çift është një perde e padukshme që duhet të kesh shumë forcë karakteri, duhet të kesh shumë dashuri, duhet të jetë shumë e fortë që t’i rezistosh dhe falë Zotit ne ia dolëm dhe nuk hoqëm dorë.”
Sot, Turjani dhe Orinda janë prindër të vogëlushes Atara.



