Robert dhe Patris Berisha janë tashmë të njohur si muzikantë por për showbiz-in, si partnerët e këngëtareve Nora Istefi dhe Tuna.
E ndërsa babai i ri Patris Berisha është në qendër të vëmendjes që kur lindi Tiani, na del në skenë edhe një vëlla tjetër, Poliniku.
Ashtu si dy vëllezërit e tij, edhe Poliniku është gjithashtu instrumentist. Ai luan në klarinetë.
Të tre vëllezërit kanë trashëguar nga babai i tyre dëshirën për t’u bërë muzikantë. Tomor Berisha, babai i Robertit, Patrisit dhe Polinikut, është një prej kompozitorëve më të njohur në Kosovë.
Polinik Berisha është i martuar dhe ka dy fëmijë, pra dy kushërinj të renee-së dhe Tianit. Me gruan Ardita Krasniqi, janë prindër të dy vajzave.