
Ka pak stile thonjsh që kanë qëndruar kaq gjatë në modë sa manikyri klasik "french". Sekreti? Thjeshtësia dhe eleganca e tyre: baza rozë e pastër me majat e bardha që të japin atë pamjen e përkryer, të rregullt dhe të rafinuar.
Por kjo verë ka sjellë një ndryshim, stile thonjsh më të guximshëm, me shumë ngjyra dhe detaje. Dhe ndërsa modelet me pika, vija plazhi apo dizajnet italiane janë në trend, po fillon të duket gjithnjë e më shumë një version modern i manikyrit "french" minimalist: thonjtë e qelqtë "french".
Çfarë janë thonjtë e qelqtë "french"?
Imagjino stilin klasik, por në vend të majës së bardhë të fortë, majat marrin një efekt shkëlqimi si qelqi, me nuanca që ndryshojnë dritën, si sy maceje të çuditshëm.
Për të realizuar këtë efekt, shumica përdorin një xhel të veçantë “cat-eye” që të krijon atë reflektimin magjik. Por ka edhe mënyra të tjera, mund të zëvendësosh majat e bardha me ngjyra magnetike, xheli apo kromi që kapin dritën në mënyrë perfekte.
Si ta bësh vetë?
Ekspertja Michelle Humphrey këshillon që fillimisht të vendosësh një bazë të hollë rozë, më pas me një magnet të formosh atë harkun që i jep efektin e syrit të maces dhe në fund shton një pluhur kromi për shkëlqim ekstra. Për ngjyrat, verës i shkojnë shumë të artat e buta, argjendi shampanjë dhe rozë kuarci, ndërsa nuancat më të errëta dhe me stil si hematiti, jeshile e thellë apo safiri japin një atmosferë misterioze.
Dhe nëse kërkon frymëzim, ja disa nga dizajnet më të bukura që po çmendin Instagramin; nga majat rozë të ndezura me shkëlqim, te nuancat e ujit dhe oqeanit me reflektime magjike: